VIDEO/ Fjalimi emocionues i Modriç, përlotet legjenda Zvonimir Boban

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 12:13

VIDEO/ Fjalimi emocionues i Modriç, përlotet legjenda Zvonimir Boban

Luka Modriç u shpall fitues i çmimit “The Best” në ceremoninë e mbajtur mbrëmjen e djeshme. Pas dorëzimit të trofeut, mesfushori mbajti një fjalim mjaft emocionues që bëri të përlotej legjenda e futbollit botëror, Zvonimir Boban. Në momentin e fjalimit të Modriç, kamera fokusoi Bobanin, i cili fshinte lotët. Nuk munguan vlerësimet e futbollistit të Realit për Modriç dhe Salah.

Boban

“Jam sigurt që në të ardhmen do të kesh një mundësi tjetër për të fituar këtë trofe”, iu drejtua kroati “yllit” egjiptian.

“Është një nder I madh, një ndjesi e veçantë të mbaj këtë trofe. Ky trofe nuk është vetëm për mua, është për të gjithë shokët e mi te Real Madrid dhe Kroacia, të gjithë trajnerët e mi, pa ata kjo nuk do të ishte e mundur. Dua të uroj Ronaldon për sezonin e shkëlqyer. Gjithashtu edhe për familjen time, pa të cilën nuk do të isha as lojtari dhe as njeriu që jam sot. Faleminderit të gjithë tifozëve në botë për mbështetjen që më treguan, do të thotë shumë për mua. Dua të falënderoja të gjithë ata që më votuan”, vijoji Modriç.

180924210335-the-best-fifa-football-awards-2018-best-player-modric-super-tease

Në fund edhe ngritja në piedestal i idhullit të tij Zvonimir Boban. Ky ishte dhe momenti që përlori Bobanin.

“Do të më pëlqente të përmendja idhullin tim, kapitenin e Kroacisë 1998, atë që më frymëzoi, Boban, dhe atë ekip të Kroacisë që na shërbeu si frymëzim të gjithëve. Ne shpresojmë që të shërbejmë si frymëzim për brezat që vijnë. Të gjithë mund të jemi më të mirë. Me shumë punë, besim dhe vendosmëri, të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet”, përfundoi Modriç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"