VIDEO/ “Fituesit ndërtojnë ura për të kaluar problemet”, trajneri i Flamurtarit besoi te rezultati pozitiv ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 21:57

VIDEO/ “Fituesit ndërtojnë ura për të kaluar problemet”, trajneri i Flamurtarit besoi te rezultati pozitiv ndaj Bylisit

Flamurtari regjistroi rezultatin më të mirë në këtë sezon duke ndalur suprizën e këtij kampionati Bylisin në fushën e mallakastriotëve me rezultatin 0-0.

troisi

Pavarësisht se ndodhen në krizë të madhe për rezultate këtë sezon si dhe problemet e brendshme financiare, skuadra kuqezi gjeti forcën për t’u përballur dhe për të marrë 1 pikë ndaj Bylisit favorit.

Trajneri brazilian Marselo Troisi karikoi maksimalisht skuadrën në dhomat e zhveshjes përpara nisjes së takimit të javës së 24-rt të Kategorisë Superiore. Ai iu drejtua lojtarëve me fjalët “fituesit ndërtojnë ura për të kaluar problemet”.

“Fituesit ndërtojnë ura për t’i kaluar problemet. Jo gjithmonë në futboll fitojnë më të mirët, por ata që kanë më shumë vullnet dhe që vrapojnë më shumë në fushë. Duhet të kemi vullnet dhe të luftojmë deri në fund për të dalë me rezultat pozitiv!”, u shpreh Troisi para futbollistëve të tij.


View this post on Instagram

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"