VIDEO/ Fituan Kupën, kundërshtarët e Trashit festojnë duke ngritur arbitrin në ajër. Shpërthejnë polemikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 19:04

VIDEO/ Fituan Kupën, kundërshtarët e Trashit festojnë duke ngritur arbitrin në ajër. Shpërthejnë polemikat

Një moment i pazakontë është regjistruar ditën e djeshme, pas ndeshjes mes Al Kuvajt dhe Al Qadsia, në finalen e Kupës në Kuvajt.

souita

Al Qadsia ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares, Lorenc Trashi u mposht në finale me rezultatin 2-1, pas 120 minutave lojë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja ngjalli polemika të shumta, pikërisht pas ngjarjeve të ndodhura pas përfundimit të sfidës. Gjatë kohës kur skuadra e Al Kuvajt po festonte, kamerat kanë kapur një moment të veçantë, ku shihen lojtarët fitues të Kupës teksa festojnë me gjyqtarin e ndeshjes. Në pamjet e publikuara, shihen lojtarët e AL Kuvajtit që ngrenë në ajër arbitrin, për të festuar.

Kaq ka mjaftuar në Kuvajt të shpërthejnë polemikat, se arbitri mund të ketë ndihmuar me qëllim skuadrën vendase për fitimin e Kupës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"