VIDEO/ Fitorja në derbi u jep zemër, ultrasit e Gjilanit sfidojnë koronavirusin bashkë me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 23:00

VIDEO/ Fitorja në derbi u jep zemër, ultrasit e Gjilanit sfidojnë koronavirusin bashkë me skuadrën

Fitorja e sotme e skuadrës së Gjilanit në derbi kundër Dritës 0-2 ka ndezur festën e ultrasve të skuadrës “Skifterat”. Përveç  fitores ndaj rivalit të përjetshëm, tashmë Gjilani mund të besojë më shumë se kurrë se mund të fitojë titullin kampion.

GJILANI
Pas përfundimit të takimit, ultrasit kanë festuar jashtë stadiumit së bashku me skuadrën. Për shkak të situatës së vështirë të krijuar në Kosovë prej koronavirusit, autoritetet nuk lejuan që tifozët të ndiqnin këtë takim në shkallët e stadiumit.

Megjithatë, dashuria për skuadrën e zemrës dhe entuziazmi pas fitors në derbi i ka bërë bashkë ultrasit e Gjilanit, të cilët kanë festuar të bashkuar triumfin ndaj “Intelektualëve”, pavarësisht se masat anti-koronavirus duhet të respektohen.


View this post on Instagram

A post shared by KF Gjilani – Skifterat (@skifterat99) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"