VIDEO/ Fitorja në derbi, lojtarët e Tiranës e “djegin” në lokalet e natës në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 11:10

VIDEO/ Fitorja në derbi, lojtarët e Tiranës e “djegin” në lokalet e natës në kryeqytet

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Partizanin në derbi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.Tirana Kobinah

Një fitore në derbi bardhebluve iu mungonte prej afro 6 vitesh, teksa vetëm ditën e djeshme e kanë thyer këtë mallkim.

Gëzimi të tifozët dhe lojtarët ishte i madh për këtë fitore, me këta të fundit që e festuan deri në orët e para të mëngjesit. Në videot që kanë postuar në rrjetet sociale, shihen futbollistët bardheblu, të cilët të bashkuar festojnë në një nga lokalet e natës në kryeqytet.
bandicam 2019-12-14 09-47-28-480

Duket se kjo fitore në derbi ka sjellë edhe entuziazmin në skuadër te bardheblutë, të cilët tashmë shpresojnë që të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Për më shumë shikoni videon e festës së lojtarëve në lokalet e natës:

Lojtaret e Tiranes ne lokalet e kryeqytetit on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"