VIDEO / Fitorja ndaj Bylisit kryesues, te Korabi e festojnë me daulle dhe valle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2022 | 21:12

VIDEO / Fitorja ndaj Bylisit kryesues, te Korabi e festojnë me daulle dhe valle

Suksesi 1-0 i Korabit ndaj Bylisit, i ka mjaftuar skuadrës dibrane që të mbrojë vendin e tretë në renditje, por edhe të mbetet në garë për dy vendet e para që ngjitin në Kategorinë Superiore.

korabi

Goli i Markut në minutën e 87 bëri që të shpërthente festa në stadium, festë që ka zgjatur edhe pas përfundimit të sfidës. Kështu, në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shihen disa tifozët të Korabit të cilët pas vërshëllimës përfundimtare, kanë hyrë në ambientet e stadiumit dhe po festojnë në mënyrën e tyre.


Muzikë me daulle dhe valle kanë shoqëruar për disa minuta suksesin e skuadrës, e cila ka kthyer entuziazmin e tifozerisë dibrane duke u shfaqur përsëri si pretendente për ngjitjen në elitë dhe në javët në vijim do të kërkojë që të ngushtojë diferencën me ekipet që ka më lart në klasifikim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"