VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi për Stavri Nicën, Laçi mund mes polemikash Partizanin dhe i bashkohet garës për Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 23:58

VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi për Stavri Nicën, Laçi mund mes polemikash Partizanin dhe i bashkohet garës për Europë

Laçi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat, duke mundur në shtëpi Partizanin me rezultatin 3-2, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të.

bandicam 2023-04-16 16-43-18-075

Të parët që kaluan në avantazh ishin “demat”, të cilët gjetën rrjetën nga një penallti e shndërruar në gol nga Da Silva në minutën e 39’. Pas katër minutash ishte Guindo që rivendosi baraspeshën, që u deshën pesë minuta nga VAR-i që të akordohej si i rregullt.

Pjesa e dytë nisi me gol për kurbinasit, me Shkurtajn që nuk gaboi përballë Rexhepit në minutën e 48’. Në minutën e 56’ Sota gjeti rrjetën, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Në minutën e 79’ Guindo shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe të dytin personal.

Supergoli i Mbas në minutën e 88’ nuk i shërbeu Partizanit për të dalë me pikë nga kjo përballje.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Laçin me Stavri Nicën në pankinë, duke iu bashkuar garës për Europë në vendin e 5-të me 39 pikë. Ndërsa Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 48 pikë.

PANORAMASPORT.AL

REZULTATI:

LAÇI 3-2 PARTIZANI

Guindo 43′, 79′, Shkurtaj 48′ / Da Silva (P) 39′, Mba 88′

KOMENTI LIVE:

90+9′ Mbyllet sfida me fitoren e Laçit!

90+1′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Spahiu dhe në vendin e tij futet Alla.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Murataj dhe në vendin e tij futet Bilali.

88′ GOOOL PARTIZANI 3-2/ Kristian Mba lëshon një gjuajtje potente e cila shkon në cepin e portës.

86′ Hadroj prvon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

85′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Da Silva dhe Telushi, në vendet e tyre futen Mensah dhe Menish.

82′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Shkurtaj dhe në vendin e tij futet Babatunde.

81′ Qato provon me një gjuajtje nga distanca, por Rexhepi arrin ta ndalë mjaft mirë.

79′ GOOOL LAÇI 3-1/ Shkurtaj godet dhe ndalet nga Rexhepi, me topin që shkon te Guindo dhe ky i fundit nuk gabon.

77′ Velksoski gjen topin brenda zonës, por nuk godet dot siç duhet.

76′ Sota shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Guindos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Mazrekaj dhe në vendin e tij futet Qato

71′ Zëvendësim i dyfishtë për Partizanin. Largohen Rrapaj dhe Cara, në vendet e tyre hyjnë Murati dhe Hoti.

70′ Telushi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′-59′ Sota kërcen mbi të gjithë të tjerët dhe me një goditje me kokë dërgon topin në rrjetë. Gjithsesi goli nuk vlen pasi VAR-i akordon një pozicion të parregullt.

 

48′ GOOOL LAÇI 2-1/ Shkurtaj del i vetëm përballë Rexhepit dhe me një prekje e çon topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+10′ Mbyllet pjesa e parë!

45+6′ Mazrekaj provon me një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, por tentativa e tij shkon shumë pranë kuadratit.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

43′-45+3′ GOOOL LAÇI 1-1/ Turkaj pason mjaft mirë me kokë për Guindon dhe ky i fundit po me kokë çon topin në rrjetë. U desh plot 5 minuta për t’u konfirmuar nga VAR-i.

 

42′ Turkaj provon me kokë, por Rexhepi reagon në mënyrë fantastike për t’i mohuar golin e barazimit kurbinasve.

41′ Murataj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Mazrekajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Da Silva nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh “demat”.

38′ Vjen konfrimimi nga VAR. Ka penallti për Partizanin.

36′ Penallti për Partizanin! G. Selmani pengon në zonë Da Silvën dhe Xhaja akordon 11-metërsh.

32′ Ziko shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kristian Mbas dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Spahiu provon me një gjuajtje nga distanca e cila devijohet nga Telushi, por topi përplaset në traversë dhe shkon në goditje këndi.

23′ Atanaskoski provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon shumë lartë mbi kuadrat.

22′ Hadroj avancon drejt zonës, por Mazrekaj i ndërhyn nga prapa dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Mba lëviz bukur në zonë dhe rrëzohet duke pretenduar për një penallti, por Juxhin Xhaja nuk e shikon si të tillë.

17′ Mba lëviz bukur në zonë dhe tenton me të majtën, e cila shkon jashtë.

16′ Da Silva del i vetëm përballë portierit, me tentativën e tij që shkon jashtë kuadratit.

11′ Rrapaj lëviz bukur brenda zonë duke kaluar dy lojtarë, por tentativa e tij me të djathtën shkon jashtë kuadrat.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Guindo, Shkurtaj.

Trajner: Stavri Nica

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Telushi, Rrapaj, Matondo, Murataj, Cara, Mba, Da Silva.

Trajner: Xhovani Kolela

WhatsApp Image 2023-04-16 at 14.05.43

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"