VIDEO/ Fitorja e 19-të radhazi! Siti i Guardiolës i pandalshëm, “shtyp” edhe Gladbahun në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 22:54

VIDEO/ Fitorja e 19-të radhazi! Siti i Guardiolës i pandalshëm, “shtyp” edhe Gladbahun në Champions

Mançester Siti nuk di të ndalet as në Champions! Skuadra e Guardiolës ka marrë një tjetër fitore, teksa ditën e sotme ka mposhtur në aktin e parë të 1/16-ve Borusia M’Gladbahun me rezultatin 2-0.

5e4f97d2f634cdcc667303546bb0e4b3o2

Gol i Bernardo Silvës në minutën e 29’ dhe Gabriel Zhezus në minutën e 65’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Sitit, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e radhës. Anglezët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, teksa ishin dominues absolutë në ndeshje, aq sa Gladbahu gjuajtjen e parë në kuadrat e bëri në minutën e fundit.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e 19-të radhazi për Sitin, me skuadrën e Guardiolës që po “shtyp” çdo skuadër që i del para.

FT| Gladbah-Siti 0-2

B. Silva 28′, Zhezus 65′

FORMACIONET ZYRTARE:

siti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"