VIDEO/ Fitore “torturuese” për Kukësin, ballshiotët të acaruar me gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 18:57

VIDEO/ Fitore “torturuese” për Kukësin, ballshiotët të acaruar me gjyqtarin

Kukësi vuan dhe e nderon i përhershmi Shkurtaj. Këtë herë, 3 pikët i siguron falë një penalltie shumë të kontestuar e cila shoqërohet me një tjetër të padhënë në fund për Bylisin. Përkohësisht -6 nga kreu,(mbaroi para ndeshjes në Korçë) por bardheblutë shuajnë çdo shans për rihapjen e kampionatit, 1 javë para përballjes direkte.Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo

FOTO: F. Hazisllari

PJESA E PARË – Kukësi dhe Bylis nisin një ndeshje nën temperatura shumë të larta. Kjo ndikon në ritmin e lojës, teksa rastet janë me pikatore. Kalojnë thuajse 30 minutat e para, pa asnjë tentativë për të qenë. Për saktësi, gjuajtja e parë në një nga kuadratet është ajo e Vasil Shkurtajt nga penalltia në të 37-ën që shënon. Në minutën e 36-të, pas një dueli mes dy numrave shtatë, ky i Kukësit rrëzohet në duel me Qardakun.

Gavazaj synon të arrijë topin ndërsa Qardaku mbron hapësirën dhe sferën që i largohet nga këmbët. Këtë moment, Andi Koçi e vlerëson penallti por pamjet tregojnë se nuk ka elementet e nevojshme. Një pjesë e parë pa asnjë rrezik, por penalltia e saktë e Shkurtajt i çon verilindorët në avantazh në dhomat e zhveshjes.

PJESA E DYTË – Verilindorët futen me synimin për ta mbrojtur avantazhin dhe për të tentuar kundërsulmet. Bylis bëhet më kërkues në këtë fraksion. Dovedan shton sulmuesit dhe Shehi heq Shkurtajn për Lulajn. Forca të shumta në prapavijë për Kukësin, që vuan presionin, por me Krasniqin në udhëheqje, prapavija e verilindorëve bëhet e pakalueshme. Mëllugja dhe Malçi, në minutat 59 dhe 63 kanë tentativat e tyre nga distanca, por pa saktësi. Bylis është kërkues, por i rrëmujshëm, ndërsa Kukësi gabon shumë në pasimet që duhet të nxjerrin ekipin në kundërsulme efikase.goli

Për disa minuta, verilindorët janë pa qendërsulmues derisa Shehi hedh Kuper në fushë. Bylis ka një pretendim për penallti në kohën shtesë. Një tentativë e Goxhajt, i cili në fillim rrëzohet pa pasur shumë kontakt por sapo ngrihet është Krasniqi që e godet dy herë nga këmbët. Në këtë moment, ballshiotëve u mohohet penalltia e shpresës për të dalë me pikë. Deri në fund, ka vetëm frikë dhe ankth te Kukësi, por merr 3 pikët. Një javë para përballjes direkte me Tiranën, distanca mbetet -9 nga kreu.

FT| Kukësi-Bylis 1-0
Shkurtaj 38′

KOMENTI LIVE:

9’ Tentativë e Ethemit që futet brenda, gjuan fort tokazi, por jashtë.

19’ Dalje graduale drejt sulmuesit të Kukësit me disa kombinime mes Shkurtajt dhe Rrocës, sfera tek Abazaj nga e majta, gjuan me të djathtën, por pa gjetur kuadratin.

34′ E pabesueshme! Shkurtajt i ofrohet një rast i artë për të shënuar, por sulmuesi vlonjat nuk e arrin për pak topin.

35’ Minuta të mira për Kukësin, Abazaj brenda zonës gjuan lehtë me të djathtën, ngjitur me shtyllën e majtë të portierit, jashtë.

36’ Duel mes Gavazajt dhe Qardakut, ky i fundit mbron sferën ndërsa futbollisti i Kukësit në duel e sipër rrëzohet. Ka penallti.

37’ Shkurtaj nga pika e bardhë, tokazi në të majtë të Hidit (në të djathtën e sulmuesit), shënon 1-0.

59’ Aksion i ballshiotëve, Mëllugja tenton të godasë nga distanca, por pa saktësi dhe pa gjetur kuadratin.

63’ Bylis është më kërkues, Malçi provon në hyrje të zonës me një gjuajtje të fortë, por mbi tra.

70 ‘ E PAMUNDUR! Bylis nuk shënon një gol të sigurtë! Arbitri ndalon lojën për faull ndaj Xhikës.

90+2’ Goxha brenda zonës së Kukësit, pengohet, por kryesori akordon faull në sulm.

90+5’ Bylis në kundërsulm, Ndreca tenton nga distanca, por jashtë.

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Musta, Teqja (Hida 80’), Krasniqi, Ethemi, Musolli,
Limaj, Rroca, Abazaj, Gavazaj (Kuper 76’), Shkurtaj (Lulaj 64’).
(Në dispozicion: Avdyli, Çema, Kotobelli, Hallaçi, Domi, Mateli)
Trajner: Orges Shehi

BYLIS: Hidi, Goxha, Shkalla, Janku (Gonzales 67’), Peposhi (Sallaku
61’), Hadroj (Peçi 55’), Ndreca, Ujka, Qardaku, Mëllugja, Malçi. (Në
dispozicion: Miraka, Barjamaj) Trajner: Vejlko Dovedan

Kartonë të verdhë: Rroca 57’, Xhika 90+5’ / Mëllugja 28’,
Goxhaj 79’, Qardaku 83’

Delegat: Lysien Nurishmi (Tiranë) / Vëzhgues: Ervis Peza (Tiranë)

Formacionet
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"