VIDEO/ Fitore spektakolare, Shkëndija kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 21:54

VIDEO/ Fitore spektakolare, Shkëndija kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija ka arritur të sigurojë një biletë për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa mbrëmjen e sotme, triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj letonezëve të Valmiera. Kuqezinjtë e trajnerit Shaqiri, fituan edhe në duelin e parë me rezultatin 1-2.

 

Shkendija

Bejtullai hapi serinë e golave në minutën e 11-të, teksa miqtë barazuna përkohësisht me Muratan, ndërkohë që Doriev, kaloi sërish në avantazh kuqezinjtë në minutën e 33-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1. Për golin që do të vuloste sfidën mendoi Ramadani në minutën e 85-të. Kualifikim mese i merituar i kuqezinjve nga Tetova.

FT: SHKËNDIJA – VALMIERA 3-1

Bejtullai 11′, Doriev 33′, Ramadani 85′ / Murata 25′ 

FORMACIONI ZYRTAR:

32465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"