VIDEO/ Fitore sfilitëse, Lacio merr maksimumin ndaj Fiorentinës. Riberi “bën shembull” mbrojtësit bardhekaltër dhe Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 23:43

VIDEO/ Fitore sfilitëse, Lacio merr maksimumin ndaj Fiorentinës. Riberi “bën shembull” mbrojtësit bardhekaltër dhe Strakoshën

Lacio siguroi një fitore tepër të vuajtur ndaj Fiorentinës së vendit të 13-ë.
Ebi-_vBX0AATS_i
Skuadra e Simone Inzagit u shtant në pjesën e parë, kur Frenk Riberi nxori jashtë loje mbrojtësit bardhekaltër dhe portierin Strakosha duke realizuar një gol individual mjaft të bukur, aq sa portieri i Shqipërisë nuk reagoi fare ndaj goditjes së tij.

Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, pasi Çiro Imobile realizoi golin e barazimit me penallti duke e çuar numrin e golave në Serinë në kuotën 28.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Luiz Alberto realizoi pasi mbrojtësit e Fiorentinës nuk spastruan si duhej topin nga zona duke i dhënë mundësi spanjollit të godasë saktë dhe fort.

Me këtë fitore Lacio i qëndron Juventusit 4 pikë larg në renditje dhe me 10 javë të mbetura deri në përfundim të sezonit, lufta për titullin kampion mbetet e hapur.

FT: LACIO-FIORENTINA 2-1
Imobile 67′ (p), L.Alberto 83’/ Riberi 25′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"