VIDEO/ Fitore për kreun, Burreli nuk fal ndaj Partizanit B. Matjanët fundosin të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 22:30

VIDEO/ Fitore për kreun, Burreli nuk fal ndaj Partizanit B. Matjanët fundosin të kuqtë

Burreli nuk zhgënjen në transfertë ndaj Partizanit B, teksa matjanët kanë triumfuar me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku të 4 golat u realizuan nga skuadra e Samuel Nikajt.

bandicam 2021-02-28 13-30-20-561

Burreli kaloi i pari në avantazh me Stana në minutën e 12’, teksa në minutën e 32’ të kuqtë mbeten me 10 lojtarë, pasi Osmanllari u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me të kuqtë më kërkues.

Pavarësisht rasteve, golin e radhës e gjeti përsëri Burreli, teksa ishte Danaj, i cili në minutën e 64’, përfiton nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar në rrjetë. 3 minuta më vonë u rihap sfida, pas një autogoli të shkaktuar nga Hasa në portën e Burrelit, ndërkohë që në minutën e 70’, Raboshta vulosi sfidën me një gol të shënuar pas një aksioni shumë të bukur.

Me këtë fitore, Burreli rimerr kreun e renditjes me 25 pikë, 2 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Partizani B mbetet në vendin e parafundit me vetëm 9 pikë.

FT| PARTIZANI B-BURRELI 1-3

Hasa 67′ (autogol)/ Stana 12′, Danaj 64′, Raboshta 70′


FORMACIONET ZYRTARE:

bandicam 2021-02-28 13-29-16-789

bandicam 2021-02-28 13-29-48-970

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"