VIDEO/ Fitore për frymëmarrje te Kukësi, Laçi “qan” veten. Cungu nuk e fsheh zhgënjimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:55

VIDEO/ Fitore për frymëmarrje te Kukësi, Laçi “qan” veten. Cungu nuk e fsheh zhgënjimin

Mbyllet sfida Kukësi-Laçi. Verilindorët fituan me rezultatin 1-0 me golin e Agim Ibraimit duke arritur të marrin triumfin e parë në kampionat për këtë sezon. Nga ana tjetër, Laçi shpërdoroi shumë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, edhe kishin rastet më të mira për shënim.
mbyllet komplet ndeshja

Pas 4 ndeshjesh, ekipi i Cungut ende nuk gjen fitore duke mos dalë nga kriza e fillimit të këtij kampionati.

FT| KUKËSI-LAÇI 1-0

Ibraimi 41′

Komenti live:

90’+6 – Mbyllet komplet takimi. Kukësi merr fitoren e parë në kampionat. Gabimi i portierit të Laçit Alen Sherri i dha mundësinë verilindorëve të siguroni 3 pikë e para në këtë sezon. Kurbinasit i patën të gjitha mundësitë të merrnin pikë në këtë takim. Trajneri i Laçit Armando Cungu shfaqet shumë i dëshpëruar pas takimit.

90′ Nervozohen lojtarët e të dyja ekipeve. Julian Shehu shkakton faull ndaj Agim Ibraimit.

83′ Laçi vazhdon të flirtojë me golin. Mazrekaj ka hapësirë të mjaftueshme të shënojë, por topin e gjuan jashtë.


79′ Gavazaj merr vendin e Dos Santosit. 

73′ Zëvendësim te Laçi. Mentor Mazrekaj ul Redon Xhixhën.

65′ Zëvendësim i dytë te Kukësi. Ersil Ymeraj merr vendin e Patrik Ezesë.

64′ Cungu hedh në fushë Nuabuezen në vend të Rapos.

63′ Laçi shpërdoron sërish. Xhixha i shkëputet mbulimit të mbrojtjes së Kukësit, por në distancë të afërt ndalet nga portieri Tafa.

60′ Gashi ka shqetësime, Kotobelli zë vendin e tij.

54′ Rrëmujë në zonën e Kukësit, lojtarët e Laçit bëjnë “ping pong” goditjesh, por nuk e dërgojnë dot topin në rrjetë.

 

51′ Pikante! Ndërpritet për disa sekonda takimi në “Elbasan Arena”. Aktivizohet sistemi vaditës.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Kukësi udhëheq me golin e Agim Ibraimit. Laçi krijon raste, por “tradhëtohet” nga portieri Sherri.

41′ GOOOOOL! Kukësi-Laçi 1-0! Agim Ibraimi realizon golin e parë në kampionatin shqiptar. Futbollisti përfiton nga neglizhenca e portierit rival Alen Sherri duke futur këmbën dhe godet saktë. Ibraimi ia dedikon golin trajnerit Gega.

32′ Faull për Laçin, e fiton Donald Rapo. 
31′ Provon Eze me kokë, por gjuan jashtë kuadratit të Sherrit.

19′ Ndalet sërish ndeshja. Patrik Eze shtyn Albion Markun teksa ky i fundit tenton ta bllokojë brenda zonës.

17′ Acarohet ndeshja. Ekipi i Kukësit kërkon karton të kuq për Albion Markun, pasi ky i fundit i ndërhyn keq nga pas Gashit. Gjyqtari akordon karton të verdhër për lojtarin e Laçit. Ndëshkohet dhe Ibraimi i Kukësit për protesta.

8′ Laçi frikëson Kukësin. Rrapo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së verilindorëve, hyn në zonë dhe godet por portieri Tafa reagon saktë.

4′ Provon Demiri me goditje direkte nga jashtë zone, por nuk shënjestër.

1′ Fillon ndeshja. Topin e parë e shkelmojnë lojtarët e Kukësit.

– Para fillimit të takimit, lojtarët e Kukësit i kanë dhënë trajnerit të tyre Skënder Gega një mesazh sensibilizues pasi ky është dërguar me urgjencë në Turqi teksa është rënduar gjendja e tij shëndetësore prej koronavirusit.
presor gega

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Mateus Leiria, Ibrahimi, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Rapo, Teko, Xhixha, Harmon. Trajner: Armando Cungu

Kukesi-Laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"