VIDEO/ Fitore pas 9 muajsh në kampionat, Flamurtari “ringjallet” në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:33

VIDEO/ Fitore pas 9 muajsh në kampionat, Flamurtari “ringjallet” në Gjirokastër

Flamurtari ka mposhtu Luftëtarin me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në Gjirokastër. Kjo ishte fitorja e parë në kampionat për vlonjatët pas plot 22 javësh.

rIBAJ

Fitorja e fundit e kuqezinjve, datonte 9 muaj më parë, më saktësisht në ndeshjen e 18 majit të vitit 2019, ku Flamurtari triumfoi me Laçin, 1-0, falë golit të Idriz Bathës.

Me triumfin e sotëm, skuadra e Trosit, u ngjit në kuotën e 9 pikëve, duke ngushtuar diferencën në 4 pikë, nga Luftëtari që mban vendin e parafundit. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Andi Ribaj në minutën  e 36-të me 11-metërsh.

FT| LUFTËTARI – FLAMURTARI 0-1

Ribaj 36′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Shkurtaj.

82′ Tronditet traversa e portës së Luftëtarit, pranë golit të dytë vlonjatët me anë të brazilianit Kosta,  i cili gjuajti bukur me kokë nga brenda zonës.

80′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Mehmetllari, vendin e tij e zë Ziaj.

77′ Goditje dënimi për Flamurtarin, nga një pozicion i favorshëm, provon Ardit Hoxha, por topi shkon mbi traun e portierit Shala.

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Olivera, vendin e tij e zë Rrapaj.

66′ Nervozizëm në fushën e lojës, ndëshkohet me kartonë të verdhë Helder Kosta dhe kapiteni Acka.

61′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Ramos, vendin e tij e zë Haruni.

61′ Pranë golit të dytë Flamurtari me Karlo Ramos, i cili ka gjuajtur  nga brenda zonës, pas harkimit të Ribajt nga e djathta, por topi ka shkuar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

56′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Grisel Lika i nervozuar, vendin e tij e zë Çela.

55′ Kundërpërgjigjet Flamurtari me Ribajn, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Shala.

54′ Shans mjaft i mirë për Luftëtarin, por Mehmetllari vonohet brenda zonës duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

49′ Minuta të mira për Luftëtari që kërkon me ngulm golin e barazimit.

46′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Qato, vendin e tij e zë Oshafi.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë në këtë fund të pjesës së parë.

41′ Tjetër mundësi shënimi për Flamurtarin me Oliverën, i cili ka gjuajtur nga brenda zonës, nga një pozicion tepër i favorshëm, por gjuajtja e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

36′ GOOOOL FLAMURTARI 0-1/ Andi Ribaj realizon nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Johan Çelës ndaj Ramos. Sulmuesi i skuadrës vlonjate nuk fal duke tundur rrjetën. 

25′ Përballje tepër e luftuar. Të dy skuadrat kërkojnë golin e avantazhit.

16′ Mundësi fantastike shënimi për Flamurtarin. Karlos Ramos del i vetëm përball portierit Shala, pas  një kundërsulmi të shpejt të vlonjatëve, gjuan nga brenda zonës, por ndalet me këmbë nga portieri i skuadrës gjirokastrite.

12′ Johan Çela shpërdoron një rast të artë. I vetëm brenda zonës, talenti i skuadrës gjirokastrite, ka gabuar duke gjuajtur mjaft keq, teksa ia ka dorëzuar topin në duar, portierit Moçka.

4′ Goditje dënimi për Luftëtarin, provon Lika, por topi shkon jashtë kuadrat.

3′ Nebiu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Lala, Qato, Açka, Lika, Çela, Dushkaj, Mehmetllari. Trajner: Nikolin Çoçlli

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Nebihu, Hoxhaj, Vrapi, Carlos Ramos, Souza, Costa, Ribaj, Lucas Ramos. Trajner: Marcelo Troisi.

Luftetari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"