VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Salah nderon përsëri Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 16:13

VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Salah nderon përsëri Liverpulin

Ndeshja që ngriti siparin e kampionatit anglez për javën e 32-tw,  Kristal Palas – Liverpul është mbyllur me një fitore në frymën e fundit të miqve. I zakonshmi Mamo Salah i dha fitoren të besuarve të Klop për ti ngjitur ata në vendin e dyte, përkohësisht.

liverpul
Miqtë e panë veten në disavantazh pas 13 minutave lojë kur Milivojevic shënoj për Palace me anë të një penalltie.Minutat e mbetura të pjesës së parë ia lanë vendin një  loje të ashpër ku nuk munguan as kartonat.
Me nisjen e pjesës së dytë Liverpool reagon ende pa dalë nga dhomat e zhveshjes kur Mane barazon shifrat në 1-1 .Klop menjëherë pas kësaj në harkun kohor të 5 minutave bën 3 zëvendësime dhe i jep gjak të ri aksioneve sulmuese.Këto zëvendësime shpërblehen në minutën e 84 kur benjamini i tifozerisë së kuqe, Salah realizoi golin e avantazhit, që në fund do të rezultonte edhe ai i fitores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"