VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Laçi përmbys Luftëtarin “in-extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 18:40

VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Laçi përmbys Luftëtarin “in-extremis”

Laçi arriti një fitore të madhe, dhe me një përbysje përballë ekipit të Luftëtarit. Ishin miqtë bluzi, që shënuan në fund të pjesës së parë, me Shkurtajn, i cili përfitoi më së miri në një kundërsulm.

bandicam 2018-08-25 16-44-44-327

Në të dytën, ekipi i Mërgjyshit provoi të reagojë që në minutat e para, dhe pas disa tentativave, ishte Shtubina i cili shënoi në minutën e 71-të, pasi iu vodh mbrojtjes gjirokastrite.

Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit, mendoi Gjoni, i cili në frymën e fundit, arriti përmbysjen e madhe, dhe i dha ekipit fitoren e parë, pas barazimit në javën e parë. Për ekipin e Kostiç, kjo është humbja e dytë, pas asaj javën e parë ndaj Kastriotit.

 

 

LIVE | Laçi-Luftëtari 2-1

GOL: Shtubina 71′ , Gjon 94′ / Shkurtaj 44′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Laçi-Luftëtari 2-1

94’ GOOOL Gjoni arrin të shënojë në sekondat e fundit, duke përmbysur gjithçka.

90’ 5 minuta shtesë.

87′ Lojë e rrezikshme me takë të ngritur nga Xhekson dhe Kuka nxjerr karton të kuq për mbrojtësin e Luftëtarit.

84’ Futet në fushën e lojës Rapo, del Ymeraj.

78’ Karton i parë i verdhë në radhët e Laçit, ndëshkohet Shtubina.

71’ GOOOL barazon shifrat Shtubina për kurbinasit.

67’ Del nga fusha e lojës Çekaj, në vendin e tij Radoviç.

65’ Kroson në zonë Lushkja, me kokë është Xhixha që shërben për Gjonin, por goditja e këtij të fundit në kuadrat, pritet nga portieri Ruçi.

56’ Ndëshkohet me karton të verdhë, edhe Vasil Shkurtaj tek Luftëtari.

50’ Provon sërish Laçi, është Eler që nga jashtë zone godet, por portieri Ruçi pret.

47’ Goditje dënimi për Laçin, Uzuni harkon në zonë, por Lushkja me kokë nuk gjen kuadratin e portës.

46’ Del nga fusha e lojës Hadroj, futet Mersinaj.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Luftëtari 0-1

45′ 1 minutë shtesë.

44’ GOOOL Shkurtaj shënon për ekipin e Luftëtarit. Rast per Laçin me Uzunin që rrëzohet në zonë, pretendon edhe për 11 metërsh, por kryesori fal simulimin e tij dhe ka kundërsulm te Luftëtarit me Shkurtajn që del i vetëm me Selmanin dhe shënon.

36’ Karton i verdhë për Liçajn te Luftëtari.

24′ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, për Çekajn e Luftëtarin.

19’ Del në sulm edhe ekipi i Laçit, Uzuni shëben për Jonuzin, ky i fundit godet fluturimthi, por topi drejt portierit Ruci.

15’ Ymeraj i pandalshëm nga e djathta, driblon edhe sparkatën e Sefgjinajt, pason tokazi në qendër, Shkurtaj nuk e devijon dot.

11’ Shkurtaj pason për Milosavljev në qendër, ky i fundit godet, por Selmani pret gjithçka.

2′ Tentativa e parë është e Laçit me Lushkjan që gjuan nga distanca, jashtë.

1′ Nis ndeshja në Laç.

 

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

40144018_1851398498239145_4838753367339565056_n

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson,  Ramadani, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj, Cekaj, Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

40031448_284387495490391_2934298773041446912_n

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Ani Koçiaj, Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"