VIDEO/ Fitore minimale, Kukësi i falet Fejizhaos ndaj Skënderbeut! Në fund nuk mungon as tensioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 18:56

VIDEO/ Fitore minimale, Kukësi i falet Fejizhaos ndaj Skënderbeut! Në fund nuk mungon as tensioni

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Superiores. Edhe pse përballë kishin skuadrën korçare, që prej javësh ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, skuadra verilindore, nuk arriti të shënonte më shumë se 1 gol. Ishte Fejizhao, ai që në minutën e 38-të, realizoi golin me vlerë 3 pikë.

bandicam 2022-05-21 17-39-13-374

Pavarësisht se pa objektiv, Skënderbeu, luftoi deri në fund, për të surprizuar vendasit, teksa nuk mungoi as tensioni, ku protagonist u bë portieri Tafas, i cili u kap me futbollistët e skuadrës korçare.

bandicam 2022-05-21 17-21-59-417

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Fejizhao 38′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+1′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu me Mensah, por tentativa e tij devijohet në këndore.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

88′ Kukësi kërkon të menaxhojë avantazhin, asnjë rast në portat respektive në këto minuta.

82′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet Jurgen Vrapi në fushën e lojës i riu Zejnullari.

77′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Berisha në fushë Kaso.

76′ Tre zëvendësime te Kukësi, largohen nga fusha, Taipi, Sula dhe Basha në lojë Tabaku, Lulaj, Milunoviç.

68′ Frashëri bën heroin dhe i mohon golin Sulës, mbrojtësi korçar largon topin mbi vijën fatale. Nuk i beson syve futbollisti i Kukësit, që mori një asist fantastik nga Gligorov.

65′ Skënderbeu kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha, Pusi dhe Pecani, në vendin e tyre dy futbollistët e të rinjve, Xhixho dhe Hysolli.

62′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Fejizhao vendin e tij e merr Vasil Shkurtaj. Autori i golit mërzitet për zëvendësimin.

60′ Pranë golit të dytë Kukësi, Edi Basha shpërdoron një rast të artë, teksa traversa i mohon golin. Shpëtojnë për mrekulli korçarët.

54′ Krijohet iluzioni i golit të barazimit. Berisha lëshon një predhë në hyrje të zonës, topi shkon në rrjetën e jashtme.

54′ Kukësi provon të rrezikojë me Gligorov, tentativa e tij ndalet nga portieri Ruçi.

50′ Pjesa e dytë duket e qetë, ende asnjë rast i rrezikshëm shënimi në këtë fragment të dytë të ndeshjes.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Mara, vendin e tij e merr Alii.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

38′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Pas shumë përpjekjesh vendasit gjejnë golin e sulmuesin Fejizhao, që devijon saktë brenda zonë, duke i marrë kohën Vitijës. Asist mjaft i bukur i kapitenit Taipi nga e djathta e zonës.

36′ Mara ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik në dëm të Gligorov.

35′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, me Bashën, që gjuan nga brenda zonës, topi devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën. Goditje këndi për vendasit.

33′ Kaos në zonën e Skënderbeut, por topi në fund largohet nga Vitija në këndore. Fillimisht tentativa e Fejizhaos, u ndal nga Sadriu, teksa ishte Vitija më pas që spastroi zonën.

25′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Krniç, vendin e tij e merr Gligorov. Futbollisti nuk e ka pritur aspak mirë këtë zëvendësim, duke shprehur pakënaqësinë e tij teksa i drejtohej stolit.

24′ Kukësi “flirton” me golin e avantazhit. Kapiteni Gjelbërim Taipi, por topi grushtohet nga portieri Ruçi dhe shkon në goditje këndi.

22′ Berisha lëviz bukur nga e djathta dhe gjen Mensah brenda zonës, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

16′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Sulën, që nga e djatha e zonës, tentoi të shënonte, gjuajtja e tij u devijua nga Sadriu në këndore.

14′ Sërish rrezikshëm Skënderbeu, Mensah lëvizi bukur dhe lëshoi një predhë nga distanca, por u ndal mjaft bukur nga portieri i Kukësit.

10′ Tjetër kërcënim i Skënderbeut, me Pusin, që gjuan me kokë, por tentativa e tij shkon mbi traun e portës së portierit Tafas.

9′ Rast ideal për Skënderbeun, me Kosta Vangjelin që provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij grushtohet nga portieri Tafas.

5′ Kukësi më kërkues në këto minuta të para, provon Basha me një gjuajtje, por tentativa e tij ndalet nga mbrotja e skuadrës korçare.

1′ Ka nisur dueli në “Kukës Arena”. Portieri Tafas është detyruar të ndryshojë fanellën, për shkak se ngjason me atë të Skënderbeut.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Pëllumbi, Bytyçi, Ndreca, De Lukas, Krniç, Sula, Gj.Taipi, Basha, Fejizhao.

Trajner: P.Pejiç

SKËNDERBEU: Ruçi, Vitija, Sadriu, Frashëri, Vrapi, Vangjeli, Pecani, Mara, Berisha, Pusi, Mensah.

Trajner: G. Liçi

GJYQTARË: L.Alla, N.Rrapaj, E.Malo
VAR: K.Cjapi, AVAR: M.Qose

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"