VIDEO/ Fitore mes ngjarjeve të turpshme, Partizani mund Kukësin në debutimin e Dobit dhe rimerr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 0:01

VIDEO/ Fitore mes ngjarjeve të turpshme, Partizani mund Kukësin në debutimin e Dobit dhe rimerr kreun

Partizani ka arritur të rikthehet te fitorja duke mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 1-2 në javën e pestë të “Abissnet Superiore”.

partizani

Sfida nisi mjaft mirë për “Demat” të cilët gjetën golin në minutën e 14’ me anë të Tedi Carës, me këtë të fundit që u godit me shishe nga tifozët verilindorë dhe për këtë arsye nuk mundi të vazhdonte më tej.

Shishet në fushë nuk munguan, të cilat vazhdonin të hidheshin në fushë gjatë ndeshjes.

Në startin e pjesës së dytë, i sapofuturi Daci barazoi shifrat për Kukësin, por në minutën e 74’ ishte Bitri ai që gjeti rrjetën për Partizanin.

Kështu “Demat” ngjiten në vendin e parë të renditjes, ndërsa nga ana tjetër debutimi i Dobit nuk shkoi siç duhet, me Kukësin që vazhdon të jetë në vendin e fundit me dy pikë.

REZULTATI: KUKËSI 1-2 PARTIZANI

Daci 48′ / Cara 14′, Bitri 74′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

89′ Kolela proteston dhe për këtë arsye ndëshkohet me karton të verdhë.

86’ Zëvendësim te Partizani. Largohet Skuka dhe në vendin e tij futet Zekolli.

85’ Skuka lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën e cila ndalet nga Tafas.

82’ Zëvendësim i dyfishtë te |Kukësi. Largohen Barbosa dhe Sh. Taipi, në vendet e tyre Ndukvu dhe Kote.

78’ Rrapaj tenton një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet, por Tafas tregohet i vëmendshëm dhe kontrollon topin pa probleme.

74’ GOOOL PARTIZANI 1-2/ Bitri lëshon një gjuajtje me kokë, pas topit të dhënë nga një goditje këndi, për të çuar topin në rrjetë.

65′ Zëvendësim te Kukësi. Futet Basha në vend të Giasit.

67’ Murataj merr një top të bukur në zonë, por nuk e kontrollon sicc duhet, me Tafas që ndalon aksionin e të kuqve.

63′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Në lojë futen Masanga dhe Menik, zënë vendin e Hodos dhe Hadrojt.

58’ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për reagimet ndaj tifozëve.

48’ GOOOL KUKËSI 1-1/ Daci avancon i vetëm drejt zonës dhe përballë Rexhepit dërgon topin në rrjetë.

46′ Zëvendësim te Kukës. Largohet Zivkoviç dhe në vendin e tij futet Daci.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

43’ Buxhelaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Ndreca lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por tentativa e tij nuk shkon dot në rrjetë.

28’ Taipi mundohet të japë një top drejt zonës, por sfera devijohet nga mbrojtja dhe Rexhepi e kontrollon pa probleme.

22′ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

22′ Telushi jep një top drejt Hadrojt, me këtë të fundit që tentoi ta kthente drejt zonës, por Tafas arriti ta kontrollonte.

20′ Zëvendësim te Partizani. Largohet i dëtmtuar Cara dhe në vendin e tij futet Cvetanoski.

16′ Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë për nervozizëm.

14’ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Tedi Cara merr përsipër një goditje dënimi dhe me një gjuajtje fantastike çoi topin në portën e mbrojtur nga Tafas.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – (4-4-2): Tafas; Haxhiu, Ilieski, Bytyçi, Ndreca; Moraesh, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Giasi; Zivkoviç, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.

PARTIZANI – (4-3-1-2): Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Telushi, Rrapaj, Murataj; Hodo; Cara, Skuka. Trajner: Xhovani Kolela.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Denis Agaraj (Tiranë)

Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Florjan Lata (Durrës)

AVAR – Rejdi Zajimi (Tiranë)

2322

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"