VIDEO/ Fitore me shpirt kurajoz, Atalanta dhe Gjimshiti “kryqëzojnë” Romën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 22:50

VIDEO/ Fitore me shpirt kurajoz, Atalanta dhe Gjimshiti “kryqëzojnë” Romën

Atalanta arriti të marrë një fitore të rëndësishme në javën e 24-t të kampionatit italian duke përmbysur Romën me rezultatin 2-1.

gjimi

 

Pas gabimit në mbrojtje të Palomino, Edin Xheko kaloi verdhekuqtë në avantazh në fundin e pjesës së parë.

Bergameskët u futën në pjesën e dytë të karikuar dhe të vendosur për të fituar takimin. Pas minutash lojë, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshti asistoi golin e barazimit të Atalantës.

Më pas, kroati Pasaliç vulosi fitoren për Atalantën duke dërguar topin në trekëndësh.

Pas kësaj jave, Atalanta hedh një tjetër hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm duke krijuar diferencë prej 6 pikësh nga Roma, e cila ndodhet në vendin e 5-ë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"