VIDEO/ Fitore me shije Europe, Milani mposht Sampdorian dhe vazhdon formën e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 22:47

VIDEO/ Fitore me shije Europe, Milani mposht Sampdorian dhe vazhdon formën e mirë

Milani mori një fitore shumë të rëndësishme, edhe pse me rezultatin e ngushtë, 1-0, ndaj Sampdorias. Në San Siro, klubi kuqezi u duk superior gjatë ndeshjes, por atë e vendosi që në fillim. Rodrigez humbi një penallti, që në minutën e 7-të, por vetëm 6 minuta më vonë, ishte Bonaventura ai që shënoi golin e parë dhe të vetëm të takimit.

milan

Fitore kjo, e cila e afron akoma më shumë ekipin e Gatuzos me zonën europiane, pasi mposht një kundërshtar direkt si Sampdoria, dhe afrohet në 41 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"