VIDEO/ Fitore me “poker” për PSG-në në kampionat, Ikardi shënon sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:53

VIDEO/ Fitore me “poker” për PSG-në në kampionat, Ikardi shënon sërish

PSG-ja ka arritur të fitoi me rezultatin 4-0 kundër Angersit në fushën e vet, duke vazhduar me fitoret në kampionat.

bandicam 2019-10-05 19-51-54-748

Skuadra e Tukel, ka qenë e vendosur dhe që në minutën e 13-të ka kaluar në avantazh me anë të Sarabias.

Në minutën e 37-të ishte Ikardi ai që dyfishoi, duke gjetur golin e tij të dytë me fanellën e parizienëve.

Guje ishte ai që gjeti rrjetwn e tretë për PSG-në dhe nuk mund të mos mungonte Nejmar nga “poker” i kryeqytetasve. Braziliani ishte i fundit që gjeti rrugën e rrjetës, në këtë ndeshje.

Kështu PSG-ja ka shkuar në kuotën e 16 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Nantes i vendit të dytë.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"