VIDEO/ Fitore me përmbysje, Skënderbeu zhyt në krizë Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 14:18

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Skënderbeu zhyt në krizë Vllazninë

Skënderbeu ka gjetur fitoren e parë për vitin 2018, duke përmbysu 1-4  Vllazninë e Ernest Gjokës, e cila me këtë humbje zhytet në krizë. Berisha gjeti golin për shkodranët në minutën e 5-të, ndërsa Vangjeli, Lilaj me penallti, Muzaka dhe Xhejms ishin autorët e golave për korçarët.

ft

Loja nisi e mirë për shkodranët të cilët gjetën golin e avantazhit, me anë të mbrojtësit Berisha, pas krosimit të Gilman Likës. Pas këtij momenti, Skënderbue reagoi mjaft mirë dhe gjeti barazimin në minutën e 33-t me anë të Vangjelit, pas një asisti fantastik të Osmanit.

Vllaznia55

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadrat u shfaqën më kërkuese por ajo që e gjen rrugën e rrjetës është Skënderbeu, pas penalltisë të ekzekutuar saktë nga Lilaj. Vllaznia u hodh e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit, ndërsa në momentin më të mirë të kuqebluve, Muzaka shënoi golin e tretë. Për t’i vënë kapak sfidës mendoi Xhejms, i cili realizoi golin e katërt në minutën e 84-t. Në sfidën e radhës, Skënderbeu do të presë Flamurtarin e vendit të dytë, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Lushnjën.

Vllaznia-Skënderbeun 1-4

Berisha 6′  / Vangjeli 33′, Lilaj 62′ , Muzaka 73′ , Xhejms 84′ 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Skënderbeu 1-4.

88′ GOOOL Skënderbeu 1-4. Muzaka jep një asist të bukur në qendër të zonës për Xhejms, i cili përfiton nga pakujdesia e futbollistëve të Kukësit duke shënuar golin e katërt. 

85′ Sukaj provon të rihap takimin me një gjuajtje me të majtën nga brenda zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

82′ Trajneri Daja kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet Osmani në fushë Bruno Dita.

76′ Zëvendësimi i dytë te Skënderbeu, largohet Gavazaj në fushë Emiliano Vila.

75′ GOOOL Skënderbeu 1-3. Kur të gjithë prisnin golin e Vllaznisë, Gjergji Muzaka në një aksion mjaft të bukur me mbrojtësin Marko Radas, i jep goditjen e rëndë  shkodranëve, duke trefishuar rezultatin. 

74′ Vllaznia hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

71′ Goditje dënimi për Vllazninë, provon Xhevahir Sukaj, por topi ndalet nga muri.

69′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Eraldo Çinari, në fushë, Erjon Vucaj.

62′ GOOOL Skënderbeu 1-2. Sabjen Lilaj, tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin. 

60′ Mbrojtësi Berisha prek topin me dorë pas gjuatjes së Gavazaj, për gjyqtarin Jorgji kemi të bëjmë me 11 metërsh.

58′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Nimaga në fushën e lojës, Gjergji Muzaka.

55′ Tafili ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Vllaznia niset në një kundërsulm të shpejtë, por Sukaj gabon dhe humbet topin, duke shpërdoruar një mundësi mjaft të mirë.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, të dy skuadrat kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

Ka përfunduar pjesa e parë, Vllaznia-Skënderbeu 1-1. 

40′ Shumë pranë golit të dytë Skënderbeu me anë të Kristi Vangjelit, gjuajtja e mbrojtësit korçar u devijua nga portieri Sherri në goditje nga këndi.

34′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet Kalaja në fushë Ribaj.

33′ GOOOL Skënderbeu 1-1. Tefik Osmani jep një asist për Vangjelin, i cili me një goditje mjaft të bukur me kokë ka tundur rrjetën e portierit Sherri. 

31′ Ndëshkohet edhe Ali Soue me karton të verdhë, për reagimin ndaj gjyqtarit Jorgji.

26′ Ardit Krymi dhe Tefik Osmani ndëshkohen me karton të verdhë.

24′ Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, Sabjen Lilaj kroson nga këndi për Jashanicë, i cili gjuan me kokë, por topi devijohet nga portieri Sherri në një tjetër goditje nga këndi.

20′ Ergys Mersini ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Gavazajt.

16′ Mundësi e artë për Vllazninë për të dyfishuar rezultatin me anë të Çinarit, i cili i vetëm me portierin Shehi, provon me një parabël, por portieri i korçarëve ka bërë mrekullinë duke i mohuar golin mesfushorit.

5′ GOOOL Vllaznia 1-0. Gilman Lika kroson nga një goditje dënimi për mbrojtësin Berisha, i cili godet saktë me kokë duke kaluar në avantazh shkodranët. 

2′ Xhejms bën një depërtim të bukur nga e majta, futet në zonë dhe gjuan, por topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar takimi. Vllaznia jep sinjalin e parë me Çinarin, por i vëmendshëm portieri Orges Shehi.

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Soue, Xhejms,  Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

GJYQTARË: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"