VIDEO/ Fitore me përmbysje ndaj Kastriotit, Kukësi i Longos merr komandën e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:55

VIDEO/ Fitore me përmbysje ndaj Kastriotit, Kukësi i Longos merr komandën e kampionatit

Kukësi arriti të triumfonte me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Falë këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga italiani Diego Longo, ka arritur të marrë komandën e kampionatit në këtë javën të dytë. Verilindorët janë ekipi i vetëm që kryesojnë me pikë të plota, pas triumfeve në 2 javët e para, respektivisht përballë Egnatias dhe Kastriotit.

bandicam 2021-09-19 17-54-52-731

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46 dhe 68-të.

Vlen të theksohet fakti se skuadra e Kastriotit në pjesën e dytë ishte thuajse inekzistente, duke iu nënshtruar totalisht skuadrës së Longos.

FT: KUKËSI-KASTRIOTI 3-1

Ndreca 39′, Edi Basha 46′, 68′  / Arbër Basha 27′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Zëvendësim i fundit te Kukësi, largohet Edi Basha, vendin e tij e merr Zenel Gavazaj.

83′ Mëllugja është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në këtë sfidë.

75′ Trajneri Longo kryen dy zëvendësime, largohen Hila dhe Shqiprim Taipi, në vend të tyre Bytyçi dhe Milunoviç.

74′ Dominim absolut i Kukësit në pjesën e dytë, skuadra e Kastriotit, thuajse inekzistente në fragmentin e dytë të lojës, me portierin Tafas që është shfaqur në rolin e spektatorit.

68′ GOOOOOL KUKËSI 3-1/ Realizojnë sërish verilindorët me futbollistin kroat Edi Basha, që gjen golin e dytë personal në këtë përballje. Mbrojtja e Kastriotit shfaqet e pafuqishme, përballë furisë verilindore. 

64′ Zëvendësim i fundit te Kastrioti, largohet nga fusha futbollisti Onanuga, vendin e tij e merr Dida.

60′ Shtyrje totale e mbrojtjes së Kastriotit, që i jep mundësinë futbollistëve të Kukësit, të dalin para portës, por pa mundur të shënojnë golin e tretë.

59′ Tjetër mundësi e artë për verilindorët, kësaj here ishte braziliani Da Silva, tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

58′ Pranë golit të tretë Kukësi me kapitenin Gjelbërim Taipi, i cili i shkoi shumë pranë realizimit.

54′ Tjetër zëvendësim te Kastrioti, largohet Abaza Karakaçi, vendin e tij e merr Mëllugja.

46′ GOOOOL KUKËSI 2-1/ Vetëm pak sekonda i mjaftojnë Kukësit për të kaluar në avantazh. Realizon kroati Edi Basha, i cili përfiton nga një gabim në mbrojtje i Joan Çelës, që iu dhuron një gol verilindorëve. 

46′ Tre zëvendësime edhe te Kastrioti, në fushë Okebugu, Kodra dhe Rami, largohen Grgiç, Mudrazija dhe Prodani.

46′ Starton pjesa e dytë! Kukësi kryen dy zëvendësime, në fushë Da Silva dhe Puntus, mbeten në dhomat e zhveshjes Daci dhe Gashi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

42′ Pranë golit të dytë Kukësi me Ndrecën, por futbollisti ndalet në momentin e fundit nga portieri Shala. Mesfushori provoi të kalonte me një parabol gardianin e Kastriotit, por nuk ia doli.

39′ GOOOOOL KUKËSI 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”! Edison Ndreca realizon një eurogol me të majtën.  

35′ Gafë në mbrojtjen e Kukësit, përfiton aty sulmuesi Mudrazija, që rrëzohet pas duelit me Tafas dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, edhe pas konsultës me VAR-in.

27′ GOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Zhbllokohet sfida! Kundërsulm vrastar i krutanëve, Arbër Basha realizon gol spektakolar me një kthesë brenda zonës, pas asistit të Grecës. Në festë skuadra e Ndreut. 

20′ Kukësi provon të ndërtojë aksione me pasime të shumta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

15′ Dominim i verilindorëve në këto minuta të para.

10′ Skuadra e trajneri Longo, shfaqet më e qartë në fushën e lojës, ndërkohë që krutanët janë tërhequr mbrapa dhe kërkojnë të nisen me kundërsulme.

7′ Pranë golit Kukësi me Gashin, tentativa e futbollistit shkoi ngjitur me shtyllën, madje e prek lehtë atë. Mundësi e mirë shënimi.

5′ Moment i rrezikshëm në portën e Shalës, pas harkimit nga këndi, por topi shkon mbi traun e portës së Kastriotit .

4′ Kukësi menjëherë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, teksa verilindorët fitojnë goditjen e parë nga këndi.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafa, Lulaj, Hila, Peposhi, Ndreca, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Basha, Gashi, Daci. Trajner: D.Longo

KASTRIOTI: Shala, Reci, Neziri, Grgiç, Çela, Prodani, Onanuga, Basha, Karakaçi, Greca, Mudrazija.  Trajner: R.Ndreu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"