VIDEO/ Fitore me përmbysje e Al Nassr, Kristiano Ronaldo realizon supergol nga goditja e dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:54

VIDEO/ Fitore me përmbysje e Al Nassr, Kristiano Ronaldo realizon supergol nga goditja e dënimit

Tjetër fitore me përmbysje për Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite, me Kristiano Ronaldo protagonist, teksa ylli portugez po kalon një formë fantastike duke marrë mbi super ekipin e tij.

roni-1-640x355

Sulmuesi portugez ka realizuar një supergol në duelin ndaj Abha që përfundoi me rezultatin 2-1. Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 78-të,  me një gjuajtje potente që do të shkonte në cepin e portës.

Ndërkohë golin e fitores e shënoi Taliska në minutën e 86-të nga pika e bardhë e penalltisë, i çuditshëm është fakti se 11-metërshi nuk u gjuajt nga Ronaldo, por nga futbollisti brazilian që gjithsesi u tregua i saktë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"