VIDEO/ Fitore me përmbysje, Belgjika hedh në tapet Danimarkën dhe pret një biletë për raundin tjetër
Belgjika ka arritur një fitore me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Danimarkës në “Parken Stadium”, e vlefshme për Grupin B të EURO 2020.
Takimi nisi furishëm me kombëtaren skandinave e cila realizoi menjëherë me Poulsen në minutën e 2′. Pjesa e dytë nisi me një fytyrë tjetër për “djajtë e kuq” ku në minutën e 55′ pas një aksioni fenomenal të sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku i cili me sprintin dhe pasin e tij ishte vendimtar për golin e Torgan Hazard duke rikthyer baraspeshën.
Goli i dytë dhe i vulosjes së këtij takimi erdhi nga Kevin De Bryjne i cili pas disa kombinimeve, realizon me një silurë pranë zonës. Belgjika arrin suksesin e dytë rradhazi në EURO 2020 duke u bërë kombëtarja e dytë duke u kualifikuar pas Italisë, duke u renditur të parët në Grupin B dhe duke lënë pas Rusinë, Finlandën dhe Danimarkën.
FT| DANIMARKË 1-2 BELGJIKË
Poulsen 2′ / T. Hazard 55′, De Bryjne 70′
KOMENTI LIVE –
PËRFUNDON SFIDA!
90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë!
88′ Danimarka rrezikshëm, Brejthuejth godet shtyllën në tentativën me kokë.
82′ Danimarka kërkon me doemos golin e barazimit teksa provon të depërtojë në mbrojtjen belge.
70′ GOOOOOOOL BELGJIKA 1-2! “Djajtë e kuq” përmbysin gjithçka, pas disa kombinineve në afërsi të zonës daneze Kevin De Bryjne godet me një silurë dhe topi përfundon drejt e në rrjetë.
55′ GOOOOOOOL BELGJIKA 1-1! Barazohen shifrat me Torgan Hazard. Ishte Lukaku ai që e nisi aksionin e golit me sprintin e tij ku pason në zonë dhe Torgan Hazard nuk gabon duke barazuar shifrat në 1-1.
46′ Nis pjesa e dytë!
PËRFUNDON PJESA E PARË!
35′ Damsgard pranë golit ku godet, por topi përfundon pranë shtyllës.
26′ Vas provon nga larg zone, por goditja e tij përfundon shumë larg portës
14′ Të dyja skuadrat po zhvillojnë një lojë të bukur ku ka patur raste për gtol nga të dyja krahët.
2′ GOOOOOOOOL DANIMARKA 1-0! Kombëtarja skandinave e nis vrullshëm teksa Poulsen kalon në avantazh kombëtaren e tij.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE –
DANIMARKA – (4-3-3): Shmajkëll; Kristensen, Kjaer, Verstergard, Mahle; Vas, Hojbjerg, Delani; Poulsen, Damsgard, Brejthuejth. Trajner: Kasper Hjulmand.
BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaajrld, Vertongen; Monir; Tilemo; Dendoker, T. Hazard; Mertens, Karrasko, Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"