VIDEO/ Fitore me goleadë në kampionat, Endri Çekiçi shënon supergol nga goditja e dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:10

VIDEO/ Fitore me goleadë në kampionat, Endri Çekiçi shënon supergol nga goditja e dënimit

Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin slloven. Futbollisti pogradecar ka realizuar një supergol në triumfin e sotëm ndaj Rudarit me rezultatin e thellë 6-0.

Cekici

Në minutën e fundit, Çekiçi realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin në 6-0. Ky ishte goli i 5-të në kampionat për shqiptarin, i cili çuditërisht nuk ftohet nga trajneri Edi Reja, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon.

Me triumfin e sotëm, Olimpja Ljubjana, kryeson kampionatin me 30 pikë në 14 ndeshje, me një diferencë +5 nga ndjekësit e Maribor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"