VIDEO/ Fitore me aromë titulli, Napoli likuidon Romën e Murinjos dhe shkon +13

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 23:59

VIDEO/ Fitore me aromë titulli, Napoli likuidon Romën e Murinjos dhe shkon +13

Napoli ka mposhtur Romën me rezultatin 2-1, në supersfidën e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A italiane. Një triumf me aromë titulli ky i skuadrës së Spaletit që e sheh veten +13 pikë nga Interi i vendit të dytë.

napoli-roma (1)

Golat e Osimhen dhe Simeones, i siguruan 3 pikët e arta napolitanëve, ndërkohë që për Romën, baraspeshën e përkohshme e vendosi El Sharaui. Pavarësisht përpjekjeve dhe sulmeve të rrezikshme, skuadra e Murinjos, nuk arriti të dilte me pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

Kjo ishte fitorja e 17-të në 20 ndeshje për Napolin, që sfidën e radhës do e luajë në transfertë ndaj Specias. Ndërkohë në krahun tjetër për Romën e Murinjos ishte humbja e pestë. Romanët në ndeshjen tjetër do të presin Empolin.

renditja555

FT NAPOLI-ROMA 2-1
17′ Osimhen, 86′ Simeone / 74′ El Sharaui

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

86′ GOOOOOL NAPOLI 2-1/ Shpërthen sërish festa në “Diego Armando Maradona”, Simeone kalon në avantazh kryesuesit e Serisë A. I futur në vend të Osimhen, sulmuesi argjnetinas, goditi saktë me të majtën, duke tundur rrjetën.

74′ GOOOOL ROMA 1-1/ Vendoset baraspesha, El Sharaui gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi nga e djathta, topi shkon te sulmuesi italian që e ndjek aksionin mjaft bukur duke devijuar saktë drejt rrjetës.

63′ Kundërsulm vrastar i Napolit, teksa Lozano provon me një predhë, fantastik Rui Patrisio, që i mohon golin Napolit, duke devijuar topin në këndore.

62′ Pranë golit Roma, me Kristante, që provon me kokë, por topi ndalet nga portieri Meret.

50′ Minuta të mira për Romën, qe e ka nisur këtë fragment të dytë me sulme të njëpasnjëshme. Mbrohen mirë kryesuesit e Napolit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë!

45’+2’ Top nga e djathta për Spinacolën i cili gjuan nga jashtë zonës, Meret grushton jashtë.

45’ Aksion i shpejtë i Lozano në të djathtën, harkimi shkon te Osimhen i cili gjuan me kokë, por dërgon sferën pak mbi traversë.

17’ GOOOL NAPOLI 1-0! Aksion i Kvratskhelia në të majtën, topi i tij në zonë gjen Osimhen i cili kontrollon dhe lëshon një predhë të fortë që ndalet në rrjetë.

11’ Kim rrezikon autogolin me një pasim mbrapa që nxjerr blof portierin, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

FORMACIONET ZYRTARE:

NAPOLI-ROMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"