VIDEO/ Fitore me aromë titulli, Atletiko e Simeones “kafshon” Vijarealin para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:08

VIDEO/ Fitore me aromë titulli, Atletiko e Simeones “kafshon” Vijarealin para derbit

Atletiko Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat, pas luhatjeve në 2 ndeshjet e fundit. Skuadra e Simeones arriti një triumf tepër të rëndësishëm në transfertën e vështirë ndaj Vijarealit.

fd40cb52208ac5b08ee3904784921606o2

Fitore me “aromë” titulli për bardhekuqtë, të cilët udhëheqin kampionatin me një diferencën +5 nga Barcelona dhe +6 nga Reali i Madridit. Vlen të theksohet fakti se 2 skuadrat kryeqytetase kanë nga 1 ndeshje me pak se katalanasit. Atletiko do të kërkojë të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive në sfidën e radhës ndaj Realit. Një derbi që do të përcaktojë shumë për sa i përket fateve të kampionatit.


Autogoli i Pedrazës në minutën e 25-të dhe goli i Zhoao Feliks në minutën e 69-të, vendosën sfidën e sotme ndaj Vijarealit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"