VIDEO/ Fitore me aromë Superiore, Egnatia “thyen” Tomorin mes protestash. Besa trondit Pogradecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 20:55

VIDEO/ Fitore me aromë Superiore, Egnatia “thyen” Tomorin mes protestash. Besa trondit Pogradecin

Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshjet e grupit B, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për fazën “Play Off”.

bandicam 2021-04-18 14-15-41-700

Egnatia ka marrë një fitore me kontestime, teka ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tomorin. Rrogozhinasit shënuan të dy golat me penallti, ku beratasit protestuan në të dyja rastet, por kjo nuk ndryshoi vendimin e Ene Jorgjit. Shtubina shndërroi në gol të dyja penalltitë. Për Tomorin shënoi Mikel Canka në fundin e pjesës së parë. Egnatia shkëputet kështu në krye të renditjes me 37 pikë, 7 pikë më shumë se Tomori i vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër, Besa ka shtangur Pogradecit, teksa e ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2. Zekolli në minutën  e 28 dhe Lila në minutën e 43’ i dhanë fitoren kavajasve. Ndërkohë për liqenorët shënoi me penallti Marin Abazaj në minutën e 74.

REZULTATET:

EGNATIA-TOMORI 2-1

Shtubina 13′, 49’/ Canka 45′

POGRADECI-BESA 1-3

Abazaj 74’/ Zekolli 28′, Lila 43′, Shimaj 85′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"