VIDEO/ Fitore me 9 gola, Teuta e pamëshirshme në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 22:13

VIDEO/ Fitore me 9 gola, Teuta e pamëshirshme në miqësore

Teuta e Edi Martinit ka shkëlqyer në testin brenda familjes, duke triumfuar me rezultatin 9-1 ndaj ekipit U21 në ndeshjen e zhvilluar në “Olympic Park”.

Teuta miqesorja

Kujtojmë që ekipi i 21-vjeçarëve drejtohet nga Gentian Begeja. Pjesa e parë u mbyll 3-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, durrsakët realizuan dhe gjashtë gola , duke vulosur shifrat në 9-1.

Goli i Viles

Ishin 21-vjeçarët që realizuan të parët me Smalajn, ndërkohë që ekipi i drejtuar nga Edi Martini përmbysi gjithçka. Hebaj realizoi tripletë në këtë miqësore, ndërkohë që Hoxha, Avdyli, E.Vila, Zogaj, Kapllani dhe Gruda realizuan 6 golat e tjerë.

FT: TEUTA 9 – 1 TEUTA U21

GOLAT: Hebaj 10′ 55′ 58′, Hoxha 24′, Avdyli 45′, E.Vila 66′, Zogaj 78′ Kapllani 88′ Gruda 90’/ Smalaj 10′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"