VIDEO/ Fitore me 5 gola dhe Hakimi titullar, Interi shkëlqen në miqësoren e parë për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:15

VIDEO/ Fitore me 5 gola dhe Hakimi titullar, Interi shkëlqen në miqësoren e parë për këtë sezon

Interi zhvilloi sot miqësoren e parë për sezonin e ri futbollistik, teksa triumfoi ndaj skuadrës së Luganos me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Konte hodhi nga minuta e parë në këtë përballjen, edhe lojtarin e afruar në merkaton e verës, Hashraf Hakimi.

iNTER

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Dalbert hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Kecskes, realizoi autogol në minutën e 36-të. Disa sekonda më pas ishte radha e Lautaro Martines për të shënuar golin e tretë, ndërkohë në minutën e 43-të, “demi”, realizoi dopietë personale, duke ngritur shifrat në 4-0.


Për të vendosur shifrat mendoi Lukaku, në minutën e 47-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet fakti, se belgu u hodh në fushë në pjesën e dytë. Interi u mjaftua me 5 gola, duke mos shënuar më, pas këtij momenti.

Inter 5-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"