VIDEO/ Fitore me 4 gola ndaj Hueskas, Reali merr komandën e La Ligas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 16:03

VIDEO/ Fitore me 4 gola ndaj Hueskas, Reali merr komandën e La Ligas

Reali i Madridit ka vijuar serinë e rezultateve pozitive në La Liga, pas triumfit ndaj Barcelonës. javën e shkuar. Skuadra e Zinedin Zidan mposhti ditën e sotme, Hueskën me rezultatin 4-1.

rEALI

Eden Hazard hapi serinë e golave në minutën e 40-të, me një supergol. Karim Benzema ngriti shifrat në 2-0 në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, ishte radha e mesfushorit Valverde i cili realizoi në minutën e 54-t.

Miqtë nga Hueska, provuan të shënonin golin e nderit me Ferreiron, por vetëm kaq, pasi ishte Karim Benzema ai që vulosi shifrat në 4-1.

Me këtë fitore, Reali u ngjit në vendin e parë me 16 pikë në 7 ndeshje. Sfidën e radhës katalanasit do e luajnë në transfertë ndaj Valencias më 8 nëntor.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"