VIDEO/ Fitore madhështore në derbi, Lacio e Simone Inzagit nënshtron Romën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 22:43

VIDEO/ Fitore madhështore në derbi, Lacio e Simone Inzagit nënshtron Romën

Lacio e Simone Inzagit, arriti një fitore madhështore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës.  Të kaltërit e dominuan takimin, duke vendosur diktatin në fushën e lojës.

 

lACIO 3-0

Ishte i përhershmi Çiro Imobile, ai që në minutën e 14-të, hapi serinë e golave, pas një gabim në mbrojtje të romanistëve, duke zhbllokuar sfidës.

9 minuta më pas ishte radha e Luis Albertos, për të ngritur rezultatin në 2-0. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 2 golave nga ana e lacialëve, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishte përsëri mesfushori spanjoll, ai që shënoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal.

Ky ishte triumfi i tretë radhazi në kampionat për Lacion, që u ngjit në kuotën e 31 pikëve, 3 më pak se Roma e vendit të tretë. Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Thomas Strakosha nuk ishte fare i grumbulluar, ndërkohë që Marash Kumbulla, Vedat Muriqi dhe portieri Marko Alia, e ndoqën derbin nga stoli. Vetëm sulmuesi i Kosovës u aktivizua 7 minuta nga fundi, duke zënë vendin e Imobiles.

FT| Lacio-Roma 3-0

Imobile 16′, L. Alberto 23′, 67′

FORMACIONET ZYRTARE:

1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"