VIDEO/ Fitore madhështore dhe festë e çmendur, skuadra e Ramadanit shumë pranë elitës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 21:53

VIDEO/ Fitore madhështore dhe festë e çmendur, skuadra e Ramadanit shumë pranë elitës

Skuadra daneze e Veljes, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, arriti një fitore madhështore në transfertë ndaj Esbjergut që kryesonte tabelën e renditjes, duke i rrëmbyer kështu vendin e parë, vetëm pak javë para fundit të kampionatit.

Ramadani2

Ramadani u morr nga Partizani me ngulm nga trajneri Sormani, i cili drejton skuadrën daneze. Deri më tani gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur dhe pas fitores së sotme, shanset janë të mëdha që skuadra e Veljes të rikthehet në elitën e futbollit danez.

Pas fitores së sotme, lojtarët kanë shpërthyer në festë. Mesfushori i Ramadanit, ka ndarë me fansat disa momente nga entuziazmi në dhomat e zhveshjes. Për më tepër ndiqeni videot:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"