VIDEO/ Fitore kthese, Flamurtari mund brenda në Korçë Skënderbeun. Finalja shumë pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 18:52

VIDEO/ Fitore kthese, Flamurtari mund brenda në Korçë Skënderbeun. Finalja shumë pranë

Takimi i parë gjysmëfinal mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, u mbyll me fitoren minimale të miqve, me rezultatin 0-1. Ndeshja ishte e luajtur me kujdes nga të dyja ekipet, por me Skënderbeun që kontrolloi pjesën më të madhe të lojës dhe topit.

flamurtar

Në pjesën e parë, rasti më i mirë ishte për Muzakën, që pas një penalltie të fituar nga Xhejms, shpërdoroi, me portierin Nurkoviç që ndali topin.

Më pas, me fillimin e të dytës, të dyja ekipet nuk kërkojnë të rrezikojnë, dhe nuk lënë shumë hapësira. Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit pa gola, mendoi Danilo Alvesh, i cili pas një harkimi perfekt të Muarem nga goditja e këndit, goditi saktë me kokë dhe shënoi.

Deri në fund, nuk pati më zhvillime, dhe Flamurtari ia doli të dilte me një fitore nga Korça, por për më tepër me një gol në fushën kundërshtare, që e sheh shumë të favorizuar në sfidën e kthimit për këtë tur gjysmëfinal. Gjithsesi, asgjë nuk është vendosur, dhe kualifikimi do të diskutohet në 90 minutat e Vlorës.

Capture

 

Skënderbeu-Flamurtari 0-1

Gol: Danilo Alvesh 82′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Skënderbeu-Flamurtari 0-1

93’ Kryhet edhe ndërrimi i tretë për vlonjatët. Deliaj në fushë për Danilo Alvesh.

90′ 4 minuta shtesë.

89’ Danilo Alvesh del i vetëm përballë Teqjes, por shpërdoron duke e çuar topin shumë jashtë portës.

88’ Muzaka provon përsëri, tashmë me kokë pas një harkimi nga e majta, por topi përplaset në tokë e më pas del jashtë.

87’ Muzaka çon topin vetëm pak mbi traun e portës nga goditja e dënimit.

86’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Danilo Alvesh, pasi shkakton një goditje dënimi në hyrje të zonës.

85’ Ndërrimi i tretë për Dajën. Vangjeli në vendin e Ditës.

84’ Mbyllet sfida për Muarem. I lë vendin Veliut.

danilo alvesh

82’ GOOOOL Danilo Alvesh kalon në epërsi Flamurtarin, pas një goditje këndi, ku Muarem krosoi në mënyrë perfektë.

76’ Largohet edhe Soue tek Skënderbeu. Në fushë, Krasniqi.

70’ Vila i lë vendin Abazit.

muarem

68’ Muarem merr një top të artë në hyrje të zonës, por shpërdoron gjithçka.

63’ Zëvendësimi i parë tek Flamurtari, largohet Nedeljkoviç, në fushë Hoxhaj.

59’ Nimaga ndëshkohet me karton të verdhë, pas një dyluftimi në ajër.

58’ Rrëmujë në zonën e Flamurtarit, me korçarët që provojnë disa herë të gjejnë golin, por goditjet e njëpasnjëshme bllokohen nga reparti i prapavijës.

50’ Topi i krosuar në zonë nga goditja e dënimit preket me kokë nga Nedeljkovicc, por Teqja pret në momentin e fundit.

49’ Vila asiston për Xhejms në qendër të zonës, por në momentin e fundit Bicaj mbyll gjithçka.

46′ Fillon edhe pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu-Flamurtari 0-0

40’ Minuta të qeta në Korçë, me vendasit që janë në kontroll në të shumtën e kohës.

31’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, ndëshkohet Nedeljkoviç.

30’ Muzaka merr përsipër penalltinë, por Nurkoviç bën mrekullinë duke shpëtuar portën.

xhejms penallti

29’ Jorgji akordon 11-metërsh për Skënderbeun, pas një rrëzimi në zonë të Xhejms.

18’ Vila gjuan drejt portës, që nga cepi i djathtë i zonës, por Nurkoviç kontrollon, edhe pse në dy kohë.

Capture

10’ Nedeljkoviç del mirë në krahun e djathtë, pason në zonë, por as Avlesh dhe Kamara nuk e shtyjnë dot drejt portës së boshatisur.

9’ Goditje dënimi për Flamurtarin, e merr përsipër Pollozhani, por topi shkon mbi traun e portës.

5’ Soue provon me një goditje nga jashtë zone, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

2’ Menjëherë pranë golit Skënderbeu, teksa Aliti merr një top nga një goditje këndi, godet por topi vetëm pak jashtë shtyllës.

1′ Nis takimi në Korçë.

 

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Dita, Osmani, Aliti, Mici, Nimaga, Xhejms, Muzaka, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Nedeljkoviç, Muarem, Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro.

Gjyqtar: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"