VIDEO/ Fitore historike! Një mbrojtës bën “bomberin”, Siti eliminon Arsenalin nga FA Cup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 23:03

VIDEO/ Fitore historike! Një mbrojtës bën “bomberin”, Siti eliminon Arsenalin nga FA Cup

Mançester Siti ka mposhtur Arsenalin me rezultatin 1-0, në duelin e raundit të 1/16 të FA Cup, duke i eliminuar kështu “topçinjtë” e Artetës. Heroi i “qytetarëve” në këtë duel ishte mbrojtësi holandez Natan Ake, i cili në minutën e 64-t, me një veprim prej bomberi të vërtetë, mposhti portierin kundërshtar duke vulosur këtë duel.

AKE

Kjo është hera e parë në histori që Mançester Siti fiton ndaj Arsenalit në një ndeshje të kompeticionit FA Cup. Falë këtij triumfi të besuarit e Guardiolës, arritën të siguronin një biletë për në raundin e 1/8-ave.

FA Cup është padyshim një nga objektivat e “qytetarëve” në këtë sezon, teksa do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund Kupës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"