VIDEO/ Fitore historike e Kosovës U-17, kualifikohet për në “Elite Raund”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 17:20

VIDEO/ Fitore historike e Kosovës U-17, kualifikohet për në “Elite Raund”

Kosova U-17 ka arritur një fitore historike me Qipron duke fituar të drejtën e përfaqsimit në “Elite Raund”. Kosova bënte pjesë në grupin 5, së bashku me Skocinë, Zvicrën dhe Qipron.

Kosova-U17-750x430

Kjo e fundit ishte dhe shteti organizues i takimeve. Ka qenë Milot Avdyli ai që ka shënar golin e fitores në takimin e sotëm, në minutën e 63-të, që ishte dhe rrjeta e vetme e takimit. Ndeshjen “Dardanët” e kanë mbyllur me 10-të lojtarë pasi Marmullaku u ndëshkua me karton të kuq në fundin e takimit. Ishte hera e dytë që Kosova U-17 merrte pjesë në këto eleminatore dhe hera e parë që kualifikohet për në “Elite Raund”.

kos

kosova on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"