VIDEO/ Fitore e vuajtur në transfertë, Lautaro dhe Lukaku nderojnë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2019 | 22:47

VIDEO/ Fitore e vuajtur në transfertë, Lautaro dhe Lukaku nderojnë Interin

Interi ka mposhtur Kaljarin në transfertë në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Një fitore e vuajtur për zikaltërit e Antonio Kontes. Ishte Lautaro Martinez që hapi serinë e golave në minutën e 25-të. Pas një asisti të Sensit, sulmuesi argjentinas goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

 

lAUTARO

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Interit, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendasit e nisëm vrullshëm duke barazuar shifrat me anë të sulmuesi Zhoao Pedro.

Pas këtij momenti, zikaltërit morën sërish frenat e lojës në dorë, teksa arritën të gjenin sërish golin e avantazhit, me anë të Lukakut, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar në mënyrë mjeshtërore nga Sensi.

Inter

Me triumfin e sotëm zikaltërit u ngjitën në kuotën e 6 pikëve, teksa në sfidën e radhës do të presin Udinezen në shtëpi.

 

FT: KALJARI – INTER 1-2

Zhoao Pedro 50′ / Martinez 25, Lukaku 71′

FORMACIONET ZYRTARE:  

fORMACIONET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"