VIDEO/ Fitore e vuajtur në shtëpi, Teuta i falet Rustem Hoxhës ndaj Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 23:56

VIDEO/ Fitore e vuajtur në shtëpi, Teuta i falet Rustem Hoxhës ndaj Apolonisë

Teuta mposhti me rezultatin 1-0 Apoloninë në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Ishte mbrojtësi Rustem Hoxha, heroi i “djemve të detit”, në këtë sfidë të zhvilluar në “Niko Dovana”. Një fitore e vuajtur kjo për durrsakët, të cilët ishin shumë larg shkëlqimit, ku rastet e arta ishin me pikatore. 

Teuta-Apolonia 0-0 logo

FOTO: F. HAZISLLARI

Në minutën e 77-të, 29-vjeçari tundi rrjetën e Harizajt, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 30 pikëve. Kjo ishte fitorja e 7-të në kampionat për Teutën dhe humbja e 10-të për Apoloninë që mban vendin e 8-të me 13 pikë.

Sfidën e radhës Teuta do e luajë sërish në shtëpi, kësaj here ndaj Skënderbeut, ndërkohë që fierakët e Kamaratës do të jenë mysafirë në Shkodër ndaj kryesuesve të Vllaznisë.

FT: TEUTA-APOLONIA 1-0

Rustem Hoxha 77′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Kombinim fantastik Gruda-Bregu, por ky i fundit nuk tregohet i saktë në pasin e fundit, duke shpërdoruar një tjetër shans të artë në zonën e Apolonisë.

86′ Teuta dhe Apolonia kryejnë nga një tjetër zëvendësim. Te durrsakët largohet Krasniqi vendin e tij e merr Zogaj. Te fierakët largohet Ejoh vendin e tij e merr Mariel Sota.

78′ Kamarata kryen zëvendësimin e radhës, largohet Mehmeti, vendin e tij e merr lojtari i ardhur nga Dinamo e Zagreb, Mario Vasil.

77′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Rustem Hoxha nga goditja e dënimit, gjuan bllokon muri, më pas topi kthehet tek mbrojtësi, që këtë herë gjuan me të majtën dhe sfera devijohet nga mbrojtësit e Apolonisë dhe shkon në trekëndësh.

75′ Smaçi është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

73′ Arapi ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e durrsakëve.

71′ Teuta kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Kuro dhe Lorenco Vila, vendin e tyre e marrin Ildi Gruda dhe Xhekson.

70′ Aleksi lëshon një predhë me të majtën, por sërish i vëmendshëm Harizaj që grushton topin.

67′ Apolonia kryen 2 zëvendësime, largohet Levendi dhe Mario Gjata, vendin e tyre e marrin Jeton Krasniqi dhe Jeboah.

65′ Krasniqi provon me një kthesë brenda zonës, por topi ndalet nga Mihana.

55′ Duele të shumta në mesfushë me Teutën që shfaqet më kërkuese, por mbrohen mirë fierakët e Kamaratës.

47′ Teuta e nis rrezikshëm me Bregun, i cili kërcënon portën e Harizajt, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri i Apolonisë.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Iran Gonçalves, vendin e tij e merr Asion Daja.

37′ Shansi më i mirë për Apoloninë me Levendin, që rrëmben topin pas gabimit të Arapit, u fut bukur brenda zonës por gjuajtja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

35′ Bregu provon të surpizojë Harizajn me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ishte qendrore dhe u grushtua nga gardiani i fierakëve.

33′ Ejoh ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

27′ Diop ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Iran Zhunior Gonçalves.

24′ Mundësi mjaft e mirë për Teutën me Bregun, i cili provon brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Harizaj.

19′ Bregu provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, por ndërhyn aty Mario Gjata që largon rrezikun.

10′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portën e Apolonisë, të vendosur mjaft mirë lojtarët e Kamaratës.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijon Apolonia me Gjatën, i cili provon pas harkimit të Mihanës, por topi shkon mbi portën e Frashërit.

1′ Ka startuar sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuros, Todorovski, Gonçalves, Aleksi, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

APOLONIA: Harizaj, Diop, Agiare, Zoge, Sota, Levendi, Mehmeti, Smaçi, Mihana, Gjata, Ejoh. Trajner: Fabricio Kamarata.

Teuta-Apolonia formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"