VIDEO/ Fitore e vuajtur në derbi, Arsenali i falet sulmuesit 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 23:08

VIDEO/ Fitore e vuajtur në derbi, Arsenali i falet sulmuesit 21-vjeçar

Arsenali regjistroi fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur Uest Hemin në derbi, me rezultatin 2-1. Një fitore disi e vuajtur për “topçinjtë” e trajnerit Arteta, të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Lakazet, ndërkohë që Antonio barazoi shifrat për miqtë në fundin e pjesës së parë.

Arsenali

Për të gjetur golin e fitores, Arsenali duhet të priste minutën e 85-të, ku futbollisti i hedhur nga stoli Nketiah (21-vjeç) pas asistit të Kebajos, tundi rrjetën duke i dhuruar 3 pikë të arta “topçinjve”.

Arsenal2

Në javën e tretë të kampionatit, Arsenalin e pret një përballje tepër e vështirë, ndaj kampionëve të Liverpulit në transfertë. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në 28 shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"