VIDEO/ Fitore e vuajtur e Laçit, Flamurtari bën paraqitje dinjitoze ndaj kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 21:41

VIDEO/ Fitore e vuajtur e Laçit, Flamurtari bën paraqitje dinjitoze ndaj kurbinasve

Laçi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një fitore e vuajtur për kurbinasit e Armando Cungut, edhe pse përballë kishin një skuadër të rënë nga kategoria e cila luajti pas minutës së 22-të me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të futbollistit brazilian Olivera, i cili bëri një gjest antisportiv duke goditur me shkelm kundërshtarin Shehi.

bandicam 2020-07-05 19-21-02-042

Nuabueze nga pika e bardhë e penalltisë dhe Turkaj ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që Ardit Hoxhaj barazoi përkohësisht shifrat. Me këtë triumf, Laçi u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të me 52 pikë.

FT: LAÇI – FLAMURTARI 2-1

Nuabueze 51′, Turkaj 77′ / Hoxhaj 62′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

89′ Duke përfituar nga superioriteti numerik, Laçi kërkon ta vrasë takimin duke shënuar golin e tretë.

87′ Provon edhe Prenga me kokë, por gjuajtja e tij kontrollohet nga Moçka.

85′ E pabesueshme çfarë humbet Regi Lushkja, i cili në afërsi të pikës së penalltisë, ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

77′ GOOOOOL LAÇI 2-1/ Turkaj kalon sërish në avantazh kurbinasit. Nuk i beson syve Moçka, i cili ka pritur thuajse gjithçka. Pas goditjes nga këndi, mbrojtësi goditi saktë me kokë duke tundur rrjetën.

65’ Greca ka mundësi të godasë, por përfundon bashkë me topin jashtë vijave kufizuese.

63′ Moçka bën heroin dhe i mohon një gol të sigurt Xhixhës shumë pranë portës. Shpëtojnë për mrekulli vlonjatët.

62′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Barazohet sfida, Ardit Hoxhaj shtang kurbinasit duke mposhtur portierin Stazhilla me një gjuajtje nga jashtë zonës. 

59′ Me fat Laçi në këto minuta. Pas një harkimi nga këndi, Pjeshka godet bukur me kokë, por topi përplaset në shtyllë.

58′ Pranë golit të barazimit Flamurtari me Ribajn, gjuajtja e sulmuesit u ndal nga portieri Stazhilla, i cili largoi rrezikun në këndore.

51′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Nuabueze realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Në avantazh kurbinasit. 

50′ Penallti për Laçin, Olsi Gocaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhixhës brenda zonës.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Kurbinasit e mbyllin në sulm ndeshjen, Turkaj harkon në zonë për Nuabuezen, por ky i fundit nuk arrin t’i gjejë kohën topit për ta devijuar.

42’ Ribaj rrëzohet në zonën e Laçit, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh,

38′ Minuta të qeta, me vlonjatët që mbrohen mirë.

32’ Nuabueze zbarkon në zonën e Flamurtarit, devijimi i Pjeshkës i mohon goditjen sulmuesit.

31′ Shehu provon me një gjuajtje nga distanca, kontrollon gjithçka portieri Moçka.

22′ Flamurtari mbetet me 10 lojtarë, Oliveira ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Shehut.

21’ Xhixha ka mundësi të artë për të shënuar, kur lëshon një goditje të bukur drejt portës dhe golin e ndajnë disa centimetra.

19′ Kurbinasit e Armando Cungut, ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e vlonjatëve, të cilët nuk lejojnë hapësira.

15’ Ribaj merr krahun dhe kroson në zonë. Asnjë lojtar i Flamurtarit nuk është në zonë për të provuar portën

14′ Lushkja jep një asist të bukur për Nuabuezen, por sulmuesi nuk e arrin dot. teksa del aty portieri Moçka duke kontrolluar gjithçka.

10′ Vendasit në kërkim të golit të avantazhit, por Rapo del huq në momentet e fundit në hyrje të zonës.

5′ Laçi e nis në sulm ndeshjen në kërkim të golit të avantazhit.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Shehu, Turkaj, Rapo, Fangaj, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçolari, Vrapi, Ramos, Nebihu, Hoxhaj, Oliveria, Henrike, Ribaj. Trajner: Marcelo Torisi.

bandicam 2020-07-05 17-33-12-844

bandicam 2020-07-05 17-33-56-181

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"