VIDEO/ Fitore e artë në transfertë, Darmshtad shkëlqen me Gjasulën… qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 15:31

VIDEO/ Fitore e artë në transfertë, Darmshtad shkëlqen me Gjasulën… qendërmbrojtës

Darmshtadi i Klaus Gjasulës, arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Braunshvig, me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Bundesligës 2 gjerman.

GJASULA

Edhe në këtë duel, futbollisti shqiptar u aktivizua në rolin e qendërmbrojtësit, duke garantuar siguri maksimale në repartin difensiv. Në 3 sfidat e fundit që Gjasula është aktivizuar qendërmbrojtës, skuadra e tij ka arritur të triumfojë.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, goli i fitores u shënua nga Vilhelmson në minutën e 86-të. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 49-të, miqtë e Darmshtad, shpërdoruan edhe një penallti me anë të Tietz.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"