VIDEO/ Fitore e artë në derbin e mbijetesës, Bylisi i falet golit të sulmuesit Antoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:54

VIDEO/ Fitore e artë në derbin e mbijetesës, Bylisi i falet golit të sulmuesit Antoni

Antoni Beji nderon Bylisin në derbi! Skuadra ballshiote e drejtuar nga trajneri Dovedan, arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar në minutën e 80-të.

Apolonia

Me këtë fitore, Bylisi ka parakaluar Apoloninën në  renditje, duke u ngjitur në vendin e 8-të me 15 pikë. Për sa i përket ndeshjes, u zhvilluar një sfidë me ritëm të kënaqshëm, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund, fati i buzëqeshi ballshiotëve.

Goli i Bejit

Plot 7 kartonë të verdhë të akorduar, dhe duele të shumta, në mesfushë. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra fierake, e drejtuar nga trajneri Kamarata, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

FT: APOLONIA-BYLIS 0-1

Antoni 80′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

80′ GOOOOL BYLISI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Beji kalon në avantazh skuadrën mike. 

75′ Skuadrat nuk pajtohen me barazimin, kërkojnë me ngulm golin e avantazhit. Edhe pse mungojnë aksionet e rrjedhshme. Si Bylisi ashtu dhe Apolonia aplikojnë së tepërmi lojën me top të gjata.

67′ Trajneri i Bylisit në kërkim të fitores, largohet nga fusha Ntepe, në lojë sulmuesi Kojiç.

64′ Dy zëvendësime te Apolonia, largohen nga fusha Levendi dhe Mihana, në lojë Krasniqi dhe Smaçi.

61′ Pranë golit Bylisi, me Beji, tentativa e tij u ndal nga portieri Harizaj.

60′ Tjetër zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Garsia, vendin e tij e merr Nebihu.

53′ Mundësi shënimi për Apoloninë, Mihana brenda zonës, nuk e lëshon

50′ Pranë golit Bylisi me anë të Ndrecës. Gjuajtja e futbollistit të skuadrës ballshiote shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Bylisi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Ymeralilaj, vendin e tij e merr Ujka.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

40′ Agiare provon me kokë, portieri Qirko largon topin në vështirësi në goditje këndore. Pranë golit fierakët.

39′ Shkon në 6 numri i futbollistëve të ndëshkuar me karton të verdhë. E pëson edhe Edison Ndreca. Lojtari i katërt i ndëshkuar në radhët e ballshiotëve në këtë pjesë të parë.

32′ Mbrojtësi Janku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

31′ Gjata rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, për gjyqtarin Xhaja gjithçka e rregullt.

24′ Dyluftime të shumta në mesfushë, ballshiotët provojnë të fitojnë terren, mbrohet mirë skuadra e Kamaratës, që tenton të surprizojë me kundërsulme.

18′ Apolonia provon të kërcënojë me Gjatën, pas një harkimi nga e majta, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

17′ Stojanoviç është futbollisti i katërt i ndëshkuar me karton të verdhë në pak minuta.

16′ Mihana është futbollisti i radhës i ndëshkuar nga gjyqtari Xhaja me karton të verdhë.

13′ Mbrojtësi i Bylisit, Diop ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Ymeralilaj ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës.

1′ Ka startuar sfida në “Loni Papuçiu” të Fierit.

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Haxhiu, Jeboah, Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Gjata. Trajner: F. Kamarata.

BYLISI: Qirko, Hadroj, Stojanoviç, Janku, Lorran, Garsia, Ymeralilaj, Qardaku, Ntephe, Ndreca, Antoni. Trajner: V. Dovedan.

Apolonia formacionet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"