VIDEO/ Fitore dramatike në frymën e fundit, Tirana triumfon në “derbin” e ndeshjes hapëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 21:37

VIDEO/ Fitore dramatike në frymën e fundit, Tirana triumfon në “derbin” e ndeshjes hapëse

Kampionati kombëtar i basketbollit, ka ngritur ditën e sotme siparin për sezonin 2018-2019. Ndeshja e parë, u luajt sot në sallën “Fahrie Hoti”, mes kampionëve në fuqi të Tiranës, dhe ekipit të Kamzës.

erkand karaj

Sfida ishte shumë e luftuar, dhe këtë e tregon më së miri edhe vetë rezultati. “Derbin” e kryeqytetit, e fituan bardheblutë, vetëm në sekondat e fundit, falë një 3-pikëshi të kapitenit Erkand Karaj, me shifrat 76-74.

Ndërkohë, nesër do të zhvillohet sfida mes Partizanit e Teutës, ndërsa të dielën, Vllaznia ndeshjet me Goga Basket.

Artin Lleshaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"