VIDEO/ Fitore dramatike, Liverpuli likuidon PSG-në. Hysaj “paqe” në Serbi, Atletiko fiton me përmbysje

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 18, 2018 | 23:05

VIDEO/ Fitore dramatike, Liverpuli likuidon PSG-në. Hysaj “paqe” në Serbi, Atletiko fiton me përmbysje

Pas ndeshjeve të grupit B të luajtur më herët ditën e sotme, u luajtën edhe ndeshjet e para në grupet A, C dhe D. Liverpuli fitoi dramatikisht në fund, me shifrat 3-2 ndaj PSG. Starrixh dhe Milner me penallti, shënuan që në pjesën e parë për anglezët, por ekipi i Tuhel, kurrsesi nuk u dorëzua, dhe reagoi me Munier në fund të pjesës së parë, si dhe me Mbape, teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, ku edhe barazoi.

liverpul

Por, të kuqtë nuk dorëzohen deri në fund, dhe ishte Firminjo, që shënoi në të 92-tën, duke i dhënë tre pikë dramatike ekipit të Klop.

Në takimet e tjera, Atletiko e Madridit fitoi me përmbysje ndaj Monakos, me rezultatin 1-2. Grandsir shënoi që në minutën e 18-të për francezët, por më pas, Kosta dhe Himenez, përmbysën që brenda pjesës së parë.

Fitore shënoi edhe Dortmundi në Belgjikë, minimalisht 0-1 përballë Klyb Bryzh, ndërkohë që Napoli i Hysajt e mbylli pa gola, sfidën ndaj Crvena Zvezdës në Serbi. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

 

Klub Bryzh-Dortmund 0-1

(Pulisiç 85′)

Crvena Zvezda-Napoli 0-0

Gallatasarai-Lokomotiv Moskë 2-0

(Rodriges 9′, Derdiok 67′)

Monako-Atletiko Madrid 1-2

(Grandsir 18′ / Kosta 31′, Himenez 45+1′)

Shalke-Porto 1-1

(Embolo 64′ / Otavio pen. 75′)

Liverpul-PSG 3-2

(Starrixh 31′, Milner pen. 36′, Firminjo 90+2′ / Munier 41′, Mbape 83′)

Firminjo 90+2′ 

Mbape 83′

Munier 41′

Milner 36′

Starrixh 31′

FORMACIONET

Capture






www.minuta90.com