VIDEO/ Fitore cinike e “demave”, Partizani i falet Telushit ndaj Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 18:55

VIDEO/ Fitore cinike e “demave”, Partizani i falet Telushit ndaj Kamzës

Partizani arriti të fitonte sfidën e javës së 11-të, me rezultatin 1-0, në shtëpi ndaj Kamzës. Në një stadium pa tifozë, prej dënimit nga Komisioni i Disiplinës me 2 ndeshje, ekipi i Gegës u tregua cinik, edhe pse nuk shkëlqeu në lojë.

bandicam 2018-11-03 18-55-01-835

Në pjesën e parë, nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, por dy herë të kuqtë u ndalën në shtyllë, me Malën dhe Ibrahimin, ndërsa rastin më të mirë e kishte Roloviç tek miqtë, por Hoxha bllokoi gjithçka.

Në të dytën, që në fillim, ishte Telushi që shfrytëzoi mjaft mirë një goditje këndi, dhe gjeti golin e vetëm të sfidës në minutën e 47-të. Në pjesën e mbetur të takimit, ekipi i Gegës u tregua cinik, dhe mbrojti mjaft mirë rezultatin.

Edhe Frashëri kërcënoi “demat”, por goditja e tij e fuqishme u përplas vetëm në shtyllë. Në fund, Partizani kthen faqen pas asaj humbjeje me Skënderbeun javën e kaluar, dhe ngjitet në kuotën 25 pikëve, ndërsa Kamza mbetet e 9-a në klasifikim, me vetëm 8 pikë.

 

 

Partizani-Kamza 1-0

GOL: Telushi 47′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Partizani-Kamza 1-0

91’ Mensah ka rastin më të mirë për të mbyllur takimin, me të djathtën godet brenda zone, por Avdyli hero.

90′ 3 minuta shtesë.

88’ Zisi provon sërish me të djathtën nga jashtë zone drejt portës së Hoxhës, por gardiani i të kuqve sërish në pozicion.

85’ Top i gjatë për Roloviç, dhe nuk lihet i qetë nga Belica. Sulmuesi i Kamzës niset rrezikshëm drejt portës, por rrëzohet, ndërsa për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

81’ Atanda rrëmben një top në mesfushë, dhe nis Mensah, ky i fundit hapet në të majtë, më pas godet me të djathtën, por topi jashtë portës.

77’ Rast i shkëlqyer për Kamzën, Frashëri godet nga hyrja e zonës me të djathtën, por topi mbetet vetëm në shtyllë. Hoxha i shtangur.

76’ So shkakton një faull pranë 16 metrave, ndaj Malajt. Mundësi e mirë për kamzalinjtë.

73’ Duro kryen edhe ndërrimin e tretë dhe të fundit. Rezi futet për Mumajesin.

69’ Probleme për Malën pas atij faulli, i cili gjendet duke çaluar. Gega nuk e rrezikon dhe e nxjerr jashtë loje. Futet koreano veriori, So Hion Uk.

68’ Idrizaj ndal Malën pasi e shmangu me një lëvizje gënjyese, dhe karton i verdhë për të majtin e Kamzës.

67’ Provon sërish Kamza me disa dalje, Zisi kroson në zonë, por aty nuk gjendet askush të përfitojë nga ai top i gjatë.

63’ Zisi provon nga jashtë zone me të djathtën, por Hoxha kontrollon pa probleme.

60’ Gega kryen ndërrimin e parë. Del Eraldo Çinari, futet Emanuel Mensah.

59’ Ndërhyrje nga mbrapa e Ibrahimit në mesfushë ndaj Zisit, gjyqtari nuk e fal dhe e ndëshkon me të verdhë.

57’ Top i mirë për Idrizajn në të martë, kalon edhe Ibrahimin, por në fund nuk arrin dot ta ndalë, dhe kështu shuhet një rrezik për portën e Alban Hoxhës.

51’ Provon goditjen nga jashtë zone me të djathtën Ibrahimi, por topi nuk ka shëjnestrën e kërkuar.

47’ GOOOL Telushi shënon për Partizanin. Pas një goditje këndi, me kokë mesfushori godet, por Avdyli pret. Më pas, topi shkon sërish tek ai, dhe shumë pranë vijës fatale, nuk fal. Më pas, teksa feston me shokët e skuadrës, bën edhe një gjest si ushtar.

46’ Nis pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”.

Mbyllet e para. Partizani-Kamza 0-0

47’ Roloviç godet në ecje e sipër portën e të kuqve, pas një asistimi mjaft të mirë të Zisit nga e majta, por Hoxha ndalon mrekullisht topin.

47’ Tjetër shtyllë për të kuqtë, këtë herë aty përplaset topi i Ibrahimit.

46′ Karton i verdhë për Fukuin, për një faull në mesfushë ndaj Çinarit.

45′ 3 minuta shtesë.

43’ Godet Belica me kokë pas një goditje këndi, por Avdyli në pozicion.

42’ Provon direkt me të majtën Malaj nga goditja e dënimit, por topi mbi traun e portës.

42’ Goditje dënimi për Kamzën pranë portës, karton i verdhë edhe për Atandën.

40’ Nuk ia del edhe Beqiri te Kamza, në vendin e tij Duro aktivizon Peçin.

35’ Top fantastik i nisur nga Atanda që nga mbrojtja, Bardhi i rrëmben topin Beqirit dhe pason në zonë për Malën, por ky i fundit godet dhe përplaset në traversë. Të dëmtuar Beqiri edhe Mala, gjatë këtij askioni.

34’ Bardhi gjen golin shumë pranë portës, por pozicion i parregullt i Çinarit, pak metra para tij.

33’ Asani godet me kokë në qendër të zonës, por shumë mbi traun e portës, pas krosimit të Trashit.

30’ Mala mundohet të gjejë Bardhin në zonë, por është Bonani i cili largon topin në këndore.

26’ Ndalet për pak momente loja, pasi Asani dëmtohet në një përplasje me Beqirin.

21’ Mala me të majtën, provon pasi futet në qendër të zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.

14’ Mundësi i mirë për të kuqtë, Telushi godet nga goditja e dënimit, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtme.

13’ Zëvendësim i detyruar te Kamza, Orelesi dëmtohet, dhe Duro hedh në fushë Bonanin, lojtarin e rritur në akademinë e Milanit.

7’ Goditja e parë e këndit, për Kamzën, pas një devijimi të Belicës, të një topi që vinte në qendrën e zonës.

6’ Aksion i Malës në të djathtë, pason në qendër të zonës, por Beqiri teksa përpiqet të largojë, për pak sa nuk shkakton autogol, gjithsesi i vëmendshëm portieri Avdyli.

5’ Rrezikon Kamza pas një goditje dënimi me Mehmetin, por topi largohet nga mbrojtja.

1’ Menjëherë rast për të kuqtë, goditje dënimi nga e majta, harkon Trashi, por Ibrahimi në shtyllën e dytë nuk shtyn dot për në rrjetë.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

 

Ekipet në nxehje.

45322757_1553097788168777_415682044601827328_n

45348662_633998257003243_717110202419118080_n

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Kote, Asani, Mala, Çinari, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

bandicam 2018-11-03 16-28-00-680

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Orelesi, Idrizaj, Malaj, Mumajesi, Mehmeti, Fukui, Zisi, Roloviç. Trajner: Klodian Duro

bandicam 2018-11-03 16-28-33-569

Gjyqtarë: Andi Koçi, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj

45324866_326478708154382_2719543690912595968_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"