VIDEO/ Fitore bindëse me 3 gola, Barcelona merr arratinë në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 23:03

VIDEO/ Fitore bindëse me 3 gola, Barcelona merr arratinë në La Liga

Barcelona ka regjistruar fitoren e 17-të në La Liga për këtë sezon. Katalanasit e Ksavit, duket se kanë marrë arratinë në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme, mposhtën Sevijan me rezultatin 3-0, duke thelluar, diferencën në +8 nga ndjekësit e Realit, që u mposhtën sot nga Majorka e Vedat Muriqit.

Bacelona

Për sa i përket triumfit të Barcelonës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, katalanasit arritën të shënonon plot 3 herë.

Xhordi Alba ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 58-të, ndërkohë që Gavi në minutën e 70-të dhe Rafinja në të 79-tën, “vulosën” këtë triumf mëse të merituar.

Sfidën e radhës, Barcelona do e luajë në transfertë ndaj Vijarealit.

LA LIGA RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"