VIDEO/ Fitoi 3 Liga të Kampioneve, ish-portieri i Realit lë nam në kategorinë e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 22:20

VIDEO/ Fitoi 3 Liga të Kampioneve, ish-portieri i Realit lë nam në kategorinë e dytë

Ish-portieri i Real Madridit Kiko Kasija gaboi rëndë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kategorisë së dytë të futbollit anglez (Championship) midis Lidsit dhe Brentfordit.

kiko kasija

33-vjeçari nuk arriti të kontrollonte topin e ardhur nga shoku i skuadrës brenda zonës së tij duke rrëshkitur dhe kundërshtari e shfrytëzoi këtë situatë duke kaluar në avantazh.

Megjithëse ka fituar 3 Liga të Kampioneve 1 kampionat me Realin, Kasija nuk ka dhënë më të mirën te Lidsi duke regjistruar një seri gabimesh gjatë këtij sezoni. Tifozët janë irrituar me të në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"