VIDEO/ Firminjo kthehet në objekt tallje, paraqitet në stërvitje me… syze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 14:50

VIDEO/ Firminjo kthehet në objekt tallje, paraqitet në stërvitje me… syze

“Ylli” brazilian i Liverpuli, Roberto Firminjo i dha fitoren skuadrës së tij përballë francezëve të PSG-së në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Uefa Champions League në këtë sezon. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 dhe Firminjo ishte autori i golit të tretë në minutat e fundit për Liverpulin.

FIRminjo

Sulmuesi në ndeshjen që Liverpuli zhvilloi me Totenhemit mori një dëmtim që u duk horror, por për fatin e tij të mirë nuk rezultoi diçka serioze. Ishte mbrojtësi i Totenhemit i cili në një dyluftim me brazilianin i futi gishtin në sy.

DneytOKX0AUhbJy-1

Edhe golin që shënoi ndaj PSG-së ai e festoi duke mbyllur njërin sy me dorë për shkak të lëndimit. Ndërkohë sot ai është vendosur në qendër të vëmendjes nga shokë e tij të ekipit pasi është paraqitur në stërvitje me syze mbrojtëse.

https://twitter.com/LFC/status/1042728074960400384

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"