VIDEO/ Firminjo dhe Salah “shou”, Liverpuli kalon pengesën Sauthempton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 19:34

VIDEO/ Firminjo dhe Salah “shou”, Liverpuli kalon pengesën Sauthempton

Liverpuli i Jurgen Klopit duket se nuk po e ndien shumë mungesën e Kutinjos. Javën e kaluar Totenhemi i mohoi fitoren me një penallti në minutat e fundit, por kësaj herë “të kuqtë” nuk kanë falur dhe kanë mposhtur Sauthemptonin me rezultatin 0-2.

trggtr

Liverpuli ka një ndër sulmet më të mira në Evropë dhe këtë gjë e vërtetuan edhe kësaj herë. Firminjo dhe Salah bënë secili nga një gol dhe një asist. Dyshja e Liverpuli kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin dhe së bashku kanë shënuar rreth 50 gola këtë sezon.

DVxUwvDWAAAIbK2

Liverpuli me këtë fitore ndodhet në vendin e tretë me 54 pikë, vetëm 2 më pak se vendi i dytë që mbahet nga Mançester Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"